“Nëse shqiptarët do sulmojnë veriun e Kosovës, Putin ka gati ushtrinë për të ndërhyrë”. Kështu shkruajnë mediat serbe, duke i fryrë zjarrit të luftës mes Serbisë dhe Kosovës. “Informer”, bazuar në burime të shërbimeve informative të NATO-s, ka si kryeartikull sot lajmin “Putin me ushtri mbron Kosovën”.

Sipas gazetës, “spiunët e NATO-s u kanë tërhequr vërejtjen ekstremistëve shqiptarë se në rast se ata e sulmojnë veriun e Kosovës, Rusia menjëherë do të dërgonte në Serbi 1000 pjesëtarë të njësive speciale, 200 instruktorë, aeroplanë me pilotë, armatim dhe ndihmën tjetër të nevojshme”.

Sipas saj, “një diplomat i nivelit të lartë i cili personalisht ka pasur në dorë raportin konfidencial të NATO-s, tha presidenti rus e sheh Serbinë si “aleatën e fundit ushtarake” në Evropë”.

Kjo gazetë në numrin e nesërm sjell edhe një artikull tjetër luftënxitës, ku citon ish ushtarin britanik të UÇK-së, Jon Harrison, i cili sipas kësaj gazete thërret vëllezërit shqiptarë që të pastrojnë armët, pasi po i pret një luftë e re me Serbinë.

2 COMMENTS

Comments are closed.