Disa lëkundje të njëpasnjëshme të tokës u ndjenë pas orës 18:30 në Tiranë dhe disa zona të tjera të vendit.

Sipas Institutit të Gjeo-Shkencave, epiqendra e tërmetit ka qenë 43 kilometra në veri-lindje të qytetit të Pogradecit në territorin e Maqedonisë dhe me magnitudë 4.9 ballë, që në Tiranë është ndjerë 2.4 ballë.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 85 kilometra në jug-lindje të Shkupit në Maqedoni, pranë kufirit me Shqipërinë, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe magnitudë 4.8 ballë.

Lëkundjet janë ndjerë më fort në zonat rreth Liqenit të Pogradecit dhe në zonën kufitare mes dy shteteve.

Nuk raportohen dëme as njerëzore, as materiale

Edhe në Tiranë toka është lëkundur në dy valë. E para ka zgjatur rreth 10 sekonda, ndërsa rasti i dytë, pak minuta pas të parës ka qenë më i shkurtër.

Nuk raportohen dëmë as njerëzore, as materiale.

Pak minuta pas tërmetit në Maqedoni, Ballkani është shkundur sërish, këtë herë nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 ballë dhe epiqendër zonën e Patras në Greqi.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/seri-termetesh-ne-ballkan-lekundet-toka-edhe-ne-shqiperi/ […]

Comments are closed.