“Ringjallja: Erturull” (Diriliş: Ertuğrul), telenovela rekordmene në rejting e TRT-së është zgjedhur seriali më i mirë televiziv i vitit dhe është vlerësuar me çmimin “Flutura e Artë” (Altın Kelebek).

Producenti dhe skenaristi i telenovelës, Mehmet Bozdağ emocionet për këtë çmim i ndau me publikun përmes llogarisë në Instagram dhe falënderoi shikuesit.

“Të nderuar shikues; në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve të edicionit të 43-të “Flutura e Artë” telenovela “Diriliş: Ertuğrul”, ashtu siç ka ndodhur edhe në të gjitha ceremonitë e tjera ka merituar përmes votave të shikuesve çmimin “Telenovela më e mirë e vitit”. Seriali “Diriliş: Ertuğrul”, i cili për 3 sezone dhe 65 javë (episode) që është transmetuar ka dalë i pari dhe ka thyer rekordet e rejtingut dhe bashkë me Turqinë sot transmetohet në më shumë se 30 vende të botës, ka merituar edhe një çmim tjetër me djersën e ballit dhe me votat e shikuesve të dashur”, shkruan Bozdağ në mesazhin që ka postuar në Instagram.

12 COMMENTS

Comments are closed.