Fox ka shfaqur një trailer për seritë e reja të Prison Break i cili është i vendosur në Jemen.

Seritë e reja shfaqin qartë personazhe muslimane dhe skenat e përdorura nga producentët i japin shfaqjes një pamjet origjinale sikur të jetë xhiruar në një vend musliman. Megjithatë, faqja në Facebook Brotherhood in Islam ka vënë re diçka që ka nevojë të sqarohet. Në një skenë burgu në Jemen, mund të vihen re disa fjalë në murin e qelisë të shkruara në gjuhën arabe. Aty shkruhet: لا الله أكبر, që do të thotë: “Allahu nuk është më i Madhi”.
Shprehja e njohur Islame “Allahu është më i Madhi” është mohuar. Nëse producentët e filmit kanë punësuar një artist arabisht folës për të shkruar tekstin në mënyrë që të krijohej një pamje origjinale, pyetja që lind është nëse e dinin apo jo se çfarë është shkruar?
Edhe nëse ata nuk janë të vetëdijshëm për këtë, gjithsesi mbajnë përgjegjësi për atë që u shfaqet miliona njerëzve. Duhet të ishin siguruar që të gjitha pjesët e skenës të tregonin ndjeshmëri fetare, në mënyrë që kjo të mos lëndonte ndjenjat e audiencës. A ishte ky një gabim, apo qëllimisht një mesazh provokues anti-Islam?
Observer.al

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 51146 additional Info on that Topic: epavarura.com/seriali-ri-prison-break-permban-nje-mesazh-anti-islam/ […]

Comments are closed.