Nuk ka fund lufta verbale mes Turqisë dhe Greqisë edhe një muaj pas tensioneve me rastin e 21-vjetorit të krizës ushtarake mbi sovranitetin e disa ishujve të pabanuar grekë të Imias apo Kardak në turqisht, në detin Egje’.

Ministri i Jashtëm turk, Cavushoglu e kritikoi mjaft ashpër homologun e tij grek, Koxias, duke e konsideruar si ”një fëmijë i llastuar”.

Cavushoglu tha se ministri grek, Koxias bënte shpesh deklarata të karakterit luftënxitës.

“Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Greqinë… Ka dallime në mendime, por ka mekanizma për zgjidhjen e problemeve. Angazhohemi që të mos ndodhin tensione. Por, ky partner i koalicionit në qeverinë greke vazhdimisht merr hapa që do të mënjanonte mirëkuptimin tonë”, shtoi ai.

”Edhe durimi e ka një kufi”, theksoi Cavushoglu.

Sipas tij, Turqia dhe Greqia janë fqinjë të mirë, por, gjithashtu, kanë probleme që duhen zgjidhur.

4 COMMENTS

Comments are closed.