Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aktivizuar bazën për mbrojtje ndaj raketave në Rumani, e cila do të formojë pjesë të një mburoje më të gjerë dhe më kundërthënëse europiane.

BBC shkruan se në këtë rast, zyrtarë të lartë të NATO’s dhe ShBA-së janë duke marrë pjesë në një ceremoni në Deveselu, në Rumaninë jugore, transmeton Gazeta Express.

ShBA-të thonë se sistemi “Aegis” është një mburojë për ta mbrojtur NATO-n nga raketat e gamës së shkurtër dhe të mesme, posacërisht nga Lindja e Mesme.

Por, Rusia e sheh këtë si një kërcënim sigurie, një pohim ky i mohuar nga NATO.

Marrëdhëniet në mes të Perëndimit dhe Rusisë janë përkeqësuar që nga kohë kur Rusia aneksoi gadishullin Krimea të Ukrainës jugore në vitin 2014.

Rusia po ashtu akuzohet se po armatos separatistet në Ukrainën lindore dhe se po dërgon trupat e vet atje, një pohim ky i mohuar nga Kremlini.

4 COMMENTS

Comments are closed.