Një i pastrehë në New York ka sulmuar një grua myslimane pranë një degë të ‘Donuts Dunkin’ duke i hedhur asaj kafen e nxehtë dhe duke e quajtur terroriste.

Nathan Gray thuhet se i tha viktimës 21-vjeçare se i ‘urrente myslimanët’ dhe kërcenoi se do ta vriste.

Zyrtarët menjëherë e kanë arrestuar personin në fjalë dhe u akuzua për sulm për nxitje të urretjes.

Sipas punëtorëve në Dukin’ Donuts sulmuesi ka hyrë në dyqan dhe ka kërkuar një filxhan kafe.

“Unë i dhashë kafen dhe ai filloi të fliste për terrorizëm, por më pas është larguar nga unë dhe është ulur pranë disa garve myslimane”, ka thënë punëtorja që e kishte shërbyer me kafe të pastrehin.

“Më pas ai ka derdhur kafen dhe i ka quajtur ato terroriste”, shtoi ajo.

Ky është sulmi i tretë brenda një javë ndaj komunitetit mysliman në New York. Që nga fitorja e Donald Trump në SHBA është rritur ndjeshëm numri i sulmeve raciste.

2 COMMENTS

Comments are closed.