Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, ka rinovuar thirrjen e saj për Bashkimin Europian, që të ketë ushtrinë e vetë, duke paralajmëruar se blloku nuk do të jetë në gjendje që të mbështetet tek të tjerët për të garantuar sigurinë e saj me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe me Britaninë që është e vendosur për tu larguar.

Shefja e Berlinit tha se Brukseli duhet të marrë “më shumë përgjegjësi në botë” si ajo parashikoi një ftohje me marrëdhëniet trans-atlantike nën euroskeptikën e Presidentit të zgjedhur.

Duke përshkruar Brexit si “emocional” ajo kërkoi që 27 vendet e mbetura anëtare të përdorin vendimin e Britanisë për të bashkëpunuar gjithnjë e më afër ushtarakisht.

Komentet e Merkel, vijnë pasi Eurokratët vazhdojë të shtyjë përpara me planet për një bashkëpunim sa më të ngushtë Europian për çështje ushtarake, një të ashtë-quajtur “Bashkimi i Mbrojtjes”, e cila është parë nga shumica e vëzhguesve, si krijimin prapa-dere i një ushtrie të BE-së.

Shefat e BE-së ishin të detyruar kohët e fundit të heqnin dorë nga planet e diskutueshme për një seli të përbashkët ushtarake në Bruksel, pasi Britania u zotua për të vënë veton e tyre, por zonja Merkel la të kuptohet se do të kthehet në tavolinë menjëherë pas Brexit.

Janë ngritur shqetësime se një ushtri e BE-së do të dëmtojë për vdekje NATO-n, aleancën ushtarake perëndimore e cila e ka mbajtur paqen në kontinent për 50 vite, duke krijuar një strukturë komanduese konkurruese. Por zonja Merkel këmbënguli që një forcë e tillë do të duhet të vijë në jetë pjesërisht për shkak të indiferencës të Z. Trump.

Ajo tha: “Le të mos mashtrojmë veten. Nga pikëpamja e partnerëve tanë tradicionalë, unë ende mendoj kështu, si edhe për marrëdhëniet transatlantike, që nuk ka garanci të përjetshme për një bashkëpunim të ngushtë me ne europianët. Unë jam e bindur se Europa dhe BE-ja do të duhet të mësojnë për të marrë më shumë përgjegjësi në botë”.

Udhëheqësja gjermane këmbënguli se vetëm Brukseli dhe jo një shtet individual anëtar, mund të zgjidh me sukses problemet globale, duke përmendur çështjet e mbrojtjes, duke përfshirë agresionit rus në Ukrainë. Ajo tha: “Europa është duke u përballur me sfidat më të mëdha dhe do të ishte naive që gjithmonë të mbështetemi tek të tjerët për të zgjidhur problemet në lagjen tonë”.

Burimi: Daily Express/

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 65825 additional Information to that Topic: epavarura.com/shba-ja-e-dobet-merkel-ben-thirrje-te-krijohet-ushtria-e-se-dhe-gjermania-ta-udheheq/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/shba-ja-e-dobet-merkel-ben-thirrje-te-krijohet-ushtria-e-se-dhe-gjermania-ta-udheheq/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: epavarura.com/shba-ja-e-dobet-merkel-ben-thirrje-te-krijohet-ushtria-e-se-dhe-gjermania-ta-udheheq/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/shba-ja-e-dobet-merkel-ben-thirrje-te-krijohet-ushtria-e-se-dhe-gjermania-ta-udheheq/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Here you will find 30458 additional Information on that Topic: epavarura.com/shba-ja-e-dobet-merkel-ben-thirrje-te-krijohet-ushtria-e-se-dhe-gjermania-ta-udheheq/ […]

Comments are closed.