Zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane thuhet se po ruajnë një sekret se të huajt ekzistojnë dhe janë gati për ta publikuar atë që ata dinë. Steve Bassett, i vetmi lobist i regjistruar në çështjen e UFO-s në SHBA, sot pohoi në një deklaratë se ka qenë në kontakt me një burim të qeverisë, ku ka thënë se sekreti mbi alientët mund të dalë nga Presidenca e Obamës.

Në një deklaratë ai ka thënë se:”Dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve të Hillary Clinton, një grup që merret me kërkimin e jashtëtokësorëve (PRG) ka marrë një mesazh nga një burim brenda bashkësisë ushtarake/të zbulimit të PRG, mbi këtë plan”.

Dhe ky mesazh është: “Personat të cilët janë drejtpërdrejt të përfshirë në menaxhimin e çështjeve jashtëtokësore duan të zbulojnë nën presidencën e Obamës të vërtetën mbi ekzistencën e jashtokësorëve”.

Burimi thotë se grupi kishte shpresuar që zonja Clinton do të zbulonte të vërtetën në qoftë se ajo do të ishte zgjedhur Presidente, si ajo e kishte kaluar fushatën në vitin e fundit për të arritur këtë qëllim. Një plan që nuk i solli fitore Clinton, një stategji e shkuar dëm.

Deklarata vazhdoi:”Ajo që po ndodh këtu në PRG, është se do të zbulohet prania e jashtëtokësore ndaj popullit amerikan (dhe botës). Klintonët tani kanë një zgjedhje për ta bërë me përmasa historike. Një stuhi do të detyrojë Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë për të arritur mirëkuptimin e nevojshëm të lejuar nga Barack Obama”.

Burimi thotë se lajmi i paimagjinueshëm mund të dorëzohet që javën e parë të Janarit të 2017.

“Nuk do të ketë kohë për të përgatitur agjencitë e ndryshme qeveritare për angazhimin e medias dhe publikut. Pastaj Presidenti i ri do të shprehet me një status relativisht të qëndrueshëm dhe të organizuar pas publikimit të lajmit. Me këtë, PRG-ja do të pohojë zbulimin pas 6 janar 2017 si një opsion i përgjegjshëm i Presidencës Barack Obama”.

Përshtati: Redjon Shtylla

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/shba-ja-pranoje-ekzistencen-e-alieneve-para-vitit-2017/ […]

Comments are closed.