Aktivistja amerikane, Ann Wright, njëra prej grave në anijen Zaytouna e cila u nis në udhëtimin për të thyer bllokadën e zbatuar ndaj Gazës dhe e cila u penguar nga ushtarët izraelitë, në lidhje me ndihmën ushtarake të SHBA-së prej 38 miliardë dollarësh ndaj Izraelit tha se “SHBA i jep Izraelit këto para sidomos për të vrarë palestinezët. Kjo është pikërisht ajo që po vepron ushtria e Izraelit” raporton Anadolu Agency (AA).

Wright pasi doli në pension nga ushtria e SHBA-ve nisi të punojë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në vitin 2003 dha dorëheqjen duke kundërshtuar pushtimin e Irakut. Ajo në një intervistë për gazetarin e AA-së ka shpjeguar se si anija me 13 gra nga vende të ndryshme të botës u pengua nga ushtarët izraelitë.

“Bota nuk e nxjerrë zërin për bllokadën”

Duke shpjeguar qëllimin e udhëtimit me një anije ku në bord ndodheshin vetëm gra Wright tha se “Kryejmë këto organizime të tilla me anije që të mund të thyejmë bllokadën e vendosur që prej 8 vitesh nga Izraeli ndaj Gazës. Këtë herë me një anije të përbërë vetëm nga gratë synuam që të tërhiqnim më shumë vëmendje të medias ndërkombëtare ndaj bllokadës së Gazës. Sepse bota nuk e ka nxjerrë mjaftueshëm zërin ndaj bllokadës së paligjshme të Izraelit në Gaza.”

Duke vënë në dukje se pas këtij veprimi shumë media në Evropë dhe në Lindjen e Mesme e kanë bërë lajm këtë çështje, Wright është shprehur se “Por media amerikane si gjithmonë edhe këtë herë ka injoruar këtë ngjarje. Pronarët e mediave të mëdha në SHBA nuk dëshirojnë të bëjnë lajme për gjërat që ata mendojnë se janë shumë kundër Izraelit.”

Në mesin e udhëtarëve kishte edhe deputete

“Taksa u nisëm në këtë udhëtim kemi deklaruar hapur identitetet e 13 grave që ishin në anije. Për këtë arsye pala izraelite kishte dijeni se kush ndodhet në bordin e anijes. Në mesin tonë kishim deputete nga Algjeria dhe Zelanda e Re, si dhe nga ata që kishin fituar Çmimin Nobel për Paqen dhe aktiviste të tjera. Është e çuditshme që ushtarët izraelitë këtë herë nuk përdorën forcën kundër nesh, ku ju i dini mirë ato që u përjetuan në anijen Mavi Marmara. Nga anija izraelite që iu afrua anijes tonë fillimisht hipi një grua e veshur me veshje civile. Ndërsa edhe ushtarët që u ngjitën bashkë me të në anijen tonë nuk kishin uniforma ushtarake dhe armë në duar. Ishin që të gjithë të veshur civilë dhe nuk përdorën dhunë kundër nesh”, është shprehur Wright.

Më tej ajo ka theksuar se ushtarë izraelitë iu bënë të ditur se janë ndaluar me akuzën për “hyrje të paligjshme në Izrael” dhe ka shtuar se “kemi dalë para gjykatësit me këtë akuzë i cili dha vendimin për deportim, duke vendosur ndalesën e hyrjes në Izrael për 10 vite”. Aktivistja amerikane ka pohuar se ndalesa për hyrje në Izrael është rritur në 14 vite për arsyen se kanë ngelur edhe 4 vite nga ndalesa 10 vjeçare e vendosur më parë.

“Kur ushtarët izraelitë na ndaluan ne ndodheshim 34 milje larg Gazës në ujërat ndërkombëtare. Madje ne ndodheshim 14 milja nga zona e sigurisë e shpallur vetë nga Izraeli”, është shprehur Wright, duke shtuar më tej se mendojnë të hapin padi kundër shtetit të izraelit me akuzën “rrëmbim të personit”.

Ndihma ushtarake e SHBA-së prej 38 miliardë dollarësh ndaj Izraelit

Ndërsa rreth pyetjes në lidhje me opinionin për ndihmën ushtarake të SHBA-së prej 38 miliardë dollarësh ndaj Izraelit Wright tha se “Kjo situatë është me të vërtetë shqetësues. Izraeli nuk ka nevojë për paratë e SHBA-së. Izraeli ka një ekonomi dinamike dhe një ushtri që mund të konsiderohet e fuqishme. SHBA i jep Izraelit këto para sidomos për të vrarë palestinezët. Edhe kjo është pikërisht ajo që po vepron ushtria e Izraelit”.

Duke vënë në dukje se ushtria Izraelite po përdor Gazën si një “rajon testimi ushtarak”, Wright, ka mbrojtur idenë e saj se Izraeli mund të kryejë më lehtë çdo gjë që dëshiron kundër palestinezëve me këtë mbështetje të SHBA-ve.

Pasi ka shtuar se “jemi kundër iniciativave të SHBA-së jo vetëm në çështjen Izrael-Palestinë, por edhe në hapat e tjerë ushtarakë në vende të ndryshme të botës”, Wright ka pohuar se protestojnë për praninë ushtarake amerikane nga Okinawa e deri në Korenë e Jugut dhe në shumë rajone të tjera.

“Qeveria e SHBA-së nuk na pëlqen aspak ne”

Ndër të tjera Wright ka theksuar se qeveria e SHBA-së nuk pëlqen aspak punët që kryen dhe se ndiqet çdo hap i saj. “I bëjmë thirrje SHBA-së që të ndalojë hapat e saj të paligjshëm në çështjen Izrael-Palestinë. Gjithashtu qeverisë amerikane i bëjmë thirrje që në të njëjtën mënyrë ti japë fund veprimeve që refuzojnë të gjitha projektligjet që mund të dalin kundra Izraelit në OKB”, është shprehur ajo.

Në anijen Zaytouna e cila u nis më 15 shtator nga qyteti Barcelonë i Spanjës për të thyer bllokadën ndaj Gazës ndodheshin vetëm gra. Anija në të cilën ndodheshin 13 gra nga vende të ndryshme, më 5 tetor pasi u pengua në ujërat ndërkombëtare nga ushtarët izraelitë u dërgua në portin Ashdot të Izraelit.

1 COMMENT

Comments are closed.