Mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë në shumë qytete amerikane për të protestuar kundër zgjedhjes së presidentit Donald Trump.

Shumë prej tyre bërtasin “Nuk është presidenti im” , ndërsa të tjerët kanë djegur paruke me ngjyrën e flokëve të Trump

Dhuna ka shpërthyer gjatë natës kur mijëra qytetarë protestuan kundër presidentit të  sapo zgjedhur duke sulmuar policinë, djegur dhe bllokuar rrugët.

Në rrugët e Oakland të Kalifornisë policia hodhi gaz lotjsellës për të shpërndarë protestuesit. Kjo ishte një ndër protestat më të dhunshme që janë ndërmarrë pas zgjedhjes së Trumpit si president.

Më shumë se 6 mijë protestues dolën në rrugë fillimisht në një marshim paqësor dhe më pas  në një përleshje ku protestuesit hodhën shishe  dhe u dogjën makina policie.

Grafite ” f…. ” janë shkruar nëpër mure.

Në Nju Jork, mijëra marshuan para Kullës Trump, duke shprehur pakënaqësinë e tyre mbi politikat e Trump lidhur me emigracionin, të drejtat e homoseksualëve dhe riprodhimit.

Mijëra protestues të tjerë mbushën rrugët në Los Angelos ku protestuesit ndiznin zjarre dhe mbanin në dorë kukulla të Trumpit. 14 të arrestuar atje.

Në Nju Jork, në shtëpinë e presidentit të sapozgjedhur u arrestuan të paktën 30 persona të cilët protestonin në kullën e Trump

Më herët, policia ngriti barriera dhe mori masa të tjera sigurie përqark qiellgërvishtëses, e cila pritet të jetë edhe selia e Trump gjatë tranzicionit të pushtetit. Turma të mëdha njerëzish bllokuan hyrjen e Kullës Trump.

Më shumë  se 7500 demontrues thërrisnin “Donald Trump largohu, racist, seksist, anti gay”

Cher dhe Madona ishin mes protestuesve në Nju Jork, shkruan Daily Mail.

460x-1

Protesta të dhunshme pati edhe në Philadelphia e San Francisco. Raportohet se gjatë protestave janë arrestuar dhjetëra persona.

 

Protestat ndaluan trafikun në Chicago, Illinois; Portland, Oregon;  San Francisco, California

Në fjalën e tij të fitores, Trump premtoi të shërojë plagët e përçarjes dhe të jetë president i të gjithë amerikanëve. Biznesmeni do të jetë presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara, pasi siguroi një fitore të papritur ndaj rivales së tij, Hillary Clinton.

6 COMMENTS

Comments are closed.