“USS Zumëalt” është anija më e përparuar teknologjikisht e flotës amerikane, e njëkohësisht më e madhja, nisi shërbimin e saj në Marinën amerikane pas një ceremonie zyrtare në Baltimorë.

Me format e saj të prera dhe armët e fshehura nën sipërfaqe, “USS Zumëalt” e bën shumë të vështirë, thuasje të pamundur, diktimin nga radari.

Veç armëve të zakonshme, si raketa balistike e të tjera, kjo luftanije ka në bordin e saj edhe topat lazer apo elektromagnetikë, teknologji që ende nuk dihet me saktësi si funksionon.

Gjithashtu bie në sy sistemi elektrik që fuqizon anijen, e cila mund të ndezë të gjitha sistemet e saj në bord dhe te këtë ende energji për të furnizuar me elektricitet një qytet të vogël.

Shkatërruesi është 185 metra i gjatë dhe ekspertët mendojnë se ky mjet ri i do të ndryshojë luftën detare në të ardhmen.

“Shkatërruesi” kushtoi rreth 7 miliardë dollarë, mban emrin e admiralit legjendar Elmo Zumëalt, do të shërbejë si pjesë e Komandës amerikane të Paqësorit, ndërkohë që janë nën ndërtim edhe dy të tjera.

8 COMMENTS

Comments are closed.