Sekretari amerikan i shtetit ka pohuar se qëllimi kryesor i Amerikës është rrëzimi i Bashar Asad nga posti i presidentit dhe se Uashingtoni për realizimin e këtij qëllimi ka krijuar grupin ISIS.

John Kerry pohoi se Amerika me krijimin e ISIS shpresonte t’i merrte pushtetin presidentit Bashar Asad në Siri ose ta detyronte atë që të pranonte rrugëzgjidhjen politike të imponuar nga Uashingtoni. Amerika për realizimin e këtij qëllimi ka armatosur disa pjesëtarë të ISIS, ka pohuar sekretari amerikan i shtetit. Shefi i DASH tha se Amerika e ka vënë re fuqizimin e ISIS mirëpo ajo nuk e imagjinonte se qeveria siriane do të kërkonte ndihmë ushtarake prej Rusisë. Më herët Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës në fushatën e tij elektorale kishte zbuluar faktin se grupi terrorist ISIS është krijuar nga qeveria e presidentit Barack Obama. Tashmë këtë fakt e ka pohuar vetë John Kerry sekretari amerikan i shtetit. Sigurisht që qeveria e Sirisë gjithmonë është shprehur se ISIS është krijuar dhe mbështetet nga Amerika. Veprimtaria e Amerikës në 6 vitet e kaluara ku ISIS ka pushtuar disa pjesë të Sirisë, ka treguar se Uashingtoni gjithmonë ka mbështetur këtë grup terrorist takfirist.

Me shtimin e krimeve nga ana e ISIS, Amerika me mbështetjen financiare dhe me armatime për këtë grup, vendosi sanksione të ashpra kundër qeverisë dhe popullit sirian. Për të justifikuar këto ndihma, Amerika grupet terroriste në Siri i ka ndarë në grupe moderatore dhe radikale. Amerika gjithashtu duke krijuar të ashtuquajtur Koalicion ndërkombëtar kundër terrorizmit, pa marrë autorizimin e qeverisë legjitime të presidentit Bashar Asad, u fut në një luftën e Sirisë. Amerika kërkonte rrëzimin e shtetit dhe qeverisë legjitime në Siri, pasi ky vend është në vijën e parë të frontit të përballjes me hegjemonizmin e regjimit sionist në rajonin e Lindjes së Mesme. Planet e thurura nga Amerika në OKB për vendosjen e armëpushimit në Siri, gjithmonë kanë pasur si synim shpëtimin e terroristëve të cilët ishin të rrethuar prej ushtrisë siriane. Mirëpo rezistenca e qeverisë dhe e popullit sirian, i detyroi terroristë që të humbasin një prej bazave të tyre d.m.th. qytetin Alepo. Tani Siria është futur në procesin e bisedimeve të paqes ndërsa Amerika nga ana tjetër si një prej mbështetësve të grupit terrorist takfirist ISIS, është detyruar të pohojë disfatën dhe humbjen e saj në Siri.

Pohimi i faktit se Amerika ka krijuar ISIS me qëllim rrëzimin e qeverisë në Siri, nga ana e sekretarit amerikan të shtetit, është tregues i realitetit se në luftën kundër terrorizmit, Amerika nuk është partner i besueshëm. Kjo çështje është mësim i madh edhe për irakianët të cilët janë duke luftuar kundër ISIS në qytetin Mosul dhe ata nuk duhet të krijojnë besim tek pretendimet e Amerikës për luftën kundër terrorizmit. Është fakt se ISIS ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Siri dhe në Irak dhe tani ky grup terrorist po dëmton edhe aleatët e Amerikës në Evropë. Në kohën kur autoritetet e larta të Amerikës pohojnë rolin e këtij vendi në krijimin e grupit terrorist ISIS, Uashingtoni duhet të përgjigjet përballë Bashkësisë Ndërkombëtare dhe sidomos përballë popujve të Irakut dhe Sirisë për veprimet e tij./ PT

4 COMMENTS

Comments are closed.