Zgjedhjet presidenciale në SHBA mund të kenë patur manipulime në tre shtete deçisive, që janë Miçigani, Pensilvania dhe Uiskonsin. Të paktën kështu ka raportuar një grup ekspertësh kompjuterikë, të cilët i kanë bërë thirrje ish-kandidates demokrate që të kërkojë rinumërim për shtetet në fjalë. Ekspertët kanë dhënë alarmin se proçesi i numërimit mund të ketë patur ndërhyrje nga ana e piratëve kompjuterikë, por ende nuk dihet nëse Clinton do të kërkojë një hetim zyrtar mbi këtë çështje.

Një grup shkencëtarësh kompjuterik i kanë bërë apel ish-kandidates demokrate Hillary Klinton që të kontestojë numërimin e votave në tre shtete, pasi sipas tyre në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin mund të ketë patur manipulime dhe hakime në programet që u përdorën për të kryer këtë proçes.

Në rradhët e shkencëtarëve përfshihen profesorë të njohur nga Universitetet më në zë të Shteteve të Bashkuara.

Pasi kanë analizuar një sërë të dhënash, ata dyshojnë se numërimi elektronik i votave mund të ketë patur ndërhyrje nga piratët kompjuterikë.

Tre shtetet në të cilat ekspertët pretendojnë se mund të ketë patur hakime kanë një rëndësi mjaft të madhe strategjike, pasi konsiderohen si shtete të lëkundura, të cilat kanë përcaktuar shpesh herë edhe rezultatin e zgjedhjeve.

Ende nuk dihet nëse Hillary Clinton do t’a marrë parasysh thirrjen e ekspertëve, pasi nuk ka patur një komunikatë zyrtare prej saj.

Grupi i shkencëtarëve që nxori në pah këtë mundësi ka zhvilluar biseda telefonike me ish-drejtuesin e fushatës së Klinton, John Podesta si dhe me këshilltarin e përgjithshëm Mark Elias, të cilëve u kanë komunikuar edhe hipotezën e ngritur prej tyre.

Megjithatë, mësohet se zyrtarët demokratë nuk kanë dhënë një përgjigje imediate.
Ekspertët nuk e kanë drejtuar gishtin tek ndonjë grupim që mund t’a ketë kryer sulmin kibernetik, por edhe përpara mbajtjes së zgjedhjeve, ka patur raportime të shumta se Rusia mund të interferonte në proçesin zgjedhor të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur kandidatin republikan Donald Trump.

Pavarësisht çdo raportimi, gjithçka është ndalur tek dyshimet e një grupi shkencëtarësh kompjuterik, ndaj për të parë nëse alarmi i dhënë prej tyre do të rezultojë diçka e vërtetë, do të duhet që të ketë më parë një hetim nga ana e zyrtarëve amerikanë.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 90926 more Info to that Topic: epavarura.com/shba-si-shqiperia-zgjedhjet-u-manipuluan-ekspertet-clinton-te-kerkoje-hapjen-e-kutive/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 99420 additional Info to that Topic: epavarura.com/shba-si-shqiperia-zgjedhjet-u-manipuluan-ekspertet-clinton-te-kerkoje-hapjen-e-kutive/ […]

Comments are closed.