
Komisionari i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein, ka thënë sot se ai po ashtu është i shqetësuar me politikën e SHBA-së për ndalimin e hyrjes së njerëzve nga gjashtë shtete me shumicë myslimane për 90 ditë.
Në fjalimin vjetor në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, Zeid ka thënë se kjo politikë ka gjasa të rrisë numrin e migrantëve dhe kjo menjëherë do të rrisë rrezikun e deportimeve, pavarësisht se sa vjet një person ka qëndruar në SHBA.
“Dëbimet e përshpejtuara mund të çojnë në dëbime kolektive”, ka thënë Zeid
Ai ka shtuar se veçanërisht është i shqetësuar për ndikimin që do të ketë kjo politikë tek fëmijët, “të cilët ballafaqohen me ndalesë apo mund të shohin se si familjet e tyre ndahen”.
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: epavarura.com/shefi-i-okb-se-per-te-drejtat-e-njeriut-kritikon-politikat-e-migrimit-te-shba-se/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: epavarura.com/shefi-i-okb-se-per-te-drejtat-e-njeriut-kritikon-politikat-e-migrimit-te-shba-se/ […]