Por atë që nuk kishin bërë dot meshkujt, e bëri një grua: Ana Ros. Vitin e kaluar, 44-vjeçarja pushtoi njërin prej episodeve të “Chef’s Table”, të transmetuara nga “Netflix”, ndërsa në janar u kurorëzua nga 50 restorantet kryesore të globit si shefja më e mirë femër e kuzhinës për vitin 2017. 

“Votuesit u joshën nga natyra magjepsëse, nga sharmi i restorantit të saj dhe shërbimi, por ato që i lanë mbi të gjitha mbresa ishin origjinaliteti, finesa dhe sofistikimi i ushqimit” i tha CNN-it, kreu i grupit botues të 50 kryerestoranteve, Ëilliam Dreë. 


Nuk ka asnjë dyshim, vazhdon ai, se Ana e tërhoqi me të parën vëmendjen tek vendi i saj, tek agro-ekonomia e tij, tek vera, kultura dhe bukuria e pastër. Asnjë yll Michelin nuk kishte shkuar në Slloveni, ndaj ky ishte vlerësimi më i lartë kulinar që Ana mund t’i dhuronte kombit të saj. 

Gatimi ishte një pasion për 44-vjeçaren, po për këtë iu desh të luftonte me një familje ambicioze: i ati doktor dhe e ëma gazetare nuk e imagjinonin dot që Ana, studente e shkëlqyer dhe njohëse e pesë gjuhëve të huaja, do të braktiste studimet për diplomaci që t’i përkushtohej kuzhinës. 

Motoja e saj është e thjeshtë: “mund të jesh i talentuar, por talenti të sjell vetëm 30 përqind të suksesit., pjesën tjetër e bën motivimi dhe kur vjen fjala tek gatimi, thotë Ana, unë atë e kam me tepri./ Top Channel 

Let’s block ads! (Why?)

5 COMMENTS