Në vitin 1920, një drejtor muzeu pa një faqe në librin e shënimeve të Leonardo da Vinçit dhe e quajti përmbajtjen e saj “shënime të parëndësishme dhe diagrama me shkumës të kuq”. Por kur u rishqyrtua në vitin 2016, një profesor gjeti se këto shënime në fakt përmbanin zbulime novatore: të dhënat e para të shkruara që tregojnë ligjet e fërkimit. Zbulimi u bë dhe u publikua në prill 2016 nga Ian Hutchings, një profesor në Universitetin e Kembrixhit. Prej kohësh dihej se da Vinci ishte personi që kishte kryer studimin e parë të fërkimit, por ishte e paqartë se si dhe kur ai mbërriti në një konkluzion. Hutchings shqyrtoi një faqe të veçantë nga një fletore shënimesh e 1493-shitdhe interpretuar shifrat e përafërta gjeometrike të vizatura në të, si një demonstrim i ligjeve të fërkimit.

Da Vinci e dinte, përshembull se forca e fërkimit që vepron mes dy sipërfaqeve të rrëshkitshme është në përpjestim me ngarkesën që i shtyn drejt njëra-tjetrës sipërfaqet dhe se fërkimi është i pavarur nga sipërfaqja e kontaktit mes dy sipërfaqeve.

12 COMMENTS

Comments are closed.