Sherr në familjen Clinton, ish-Presidenti hedh telefonin në çati

6
44

Në ditët finale të fushatës elektorale për zgjedhje presidencialet në SHBA, Bill dhe Hillary Clinton kanë pasur një debat të fortë. Sherri në familjen Clinton kishte të bënte me përpjekjet e Hillary për të fajësuar Drejtorin e FBI­së, James Comey për rënien e saj në sondazhe dhe rrezikun e ndikimit të letrës së tij në humbjen e zgjedhjeve.

“Isha me Bill­in në Little Rock kur, ai pati sherr me të bërtitura me Hillary­n në telefon, pasi ajo akuzonte Comey për rihapjen e hetimeve për çështjen e e­mail­ve”, tregon një këshilltar i afërt i Bill Clinton, shkruan “Daily Mail”.

Bill fajësonte për situatën e krijuar menaxherin e fushatës së Hillary­t si dhe kreun e Podestës pasi u treguan të shurdhët për ekonominë e dobët dhe ndikimin e saj te milionë e miliona votues të klasës punëtore.

“Bill ishte me fytyrë të skuqur gjatë bisedës me Hillary aq sa isha i shqetësuar mos pëson goditje në zemër. Ai u mërzit aq shumë sa që hodhi telefonin në çatinë e shtëpisë në Arkansas River”. Gjatë fushatës, Bill Clinton u ndie i injoruar nga këshilltarët kryesorë të Hillary, kur kërkoi që të ishte ekonomia pika kryesore e fushatës. Ideja e Bill ishte që të krijohet lidhje me njerëzit që janë lënë pas dorë nga revolucioni në teknologji dhe globalizmi.

“Bill gjithashtu tha se shumë afrikano­amerikane janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me rezultatet e tetë viteve të Presidencës së Obamës”, tregon këshilltari i afërt i ish­Presidentit.

Për të, vendimi i Drejtorit të FBI­së nuk do të ndikonte te rezultati i zgjedhjeve pasi votuesit e kishin marrë tashmë vendimin për votën. “Hillary nuk e dëgjonte. Ajo i tha Bill se idetë e tij ishin shumë të vjetra dhe se ishte jashtë realitetit. Në fund, Bill nuk mund të bënte asgjë sepse Hillary dhe njerëzit e saj nuk e dëgjonin për asgjë që ai thoshte.”

Google search engine

6 COMMENTS

Comments are closed.