Imazhet e postuara të trupit të dekompozuar, kanë ngjallur debate në rrjetet sociale, meqë askush nuk po di çfarë mund të jetë, transmeton Telegrafi.

Disa thonë se është ndonjë peshk nga thellësia e detit, që ka jetuar për një kohë të gjatë dhe ka marrë formë të pazakonta.

Krijesa e pazakontë që e ka nxjerrë uji i detit
Në anën tjetër, nuk mungojnë komentet se ka të bëjë me ndonjë aktivitet paranormal që e ka sjellë në jetë këtë gjallesë.

Në bazë të trupit ngjyrë gri dhe barkut të bardhë, është thënë se mund të jetë një rraxhë e deformuar.

“Është një rraxhë që i janë prerë pjesët anësore për t’i përgatitur si ushqim, kurse trupi i ka mbetur i paprekur”, është një koment lidhur me rastin. 

4 COMMENTS