Bletët njihen si shumë punëtore dhe të zellshme, por kjo video që po qarkullon në internet ka lënë me gojë hapur miliona njerëz.

Në video shihet një bletë duke e larguar një gozhdë nga një vrimë në mur, sigurisht për të punuar diçka brenda në të, transmeton lajmi.net

Lyn Dicks, një studiues nga departamenti i zoologjisë në Universitetin e Kembrixhit ka thënë se asnjëherë nuk ka parë një gjë të tillë por kjo mund të kishte ndodhur si rezultat që ajo ka pasur vezë ose larvat e saj brenda.

Filmimi për herë të parë është postuar në Youtube’ në vitin 2012, por ka marrur përsëri bujë të madhe pasi është ripostuar javën e kaluar.

 

3 COMMENTS

Comments are closed.