ROBERT FISK

Peres tha se masakra erdhi si një ‘surprizë e hidhur’. Kjo ishte një gënjeshtër: OKB-ja i kishte thënë në mënyrë të përsëritur Izraelit se kampi ishte i mbushur me refugjatë

Kur bota mori vesh se Shimon Peres kishte vdekur, ajo bërtiti ‘Paqebërës!’ Por, kur kam dëgjuar se Peres kishte vdekur, kam menduar për gjak, zjarr e therje.

I pashë rezultatet: bebe të shqyera, refugjatë që klithnin, trupa që digjeshin në vetvete. Ai ishte një vend i quajtur Qana, dhe pjesa më e madhe e 106 trupave – gjysmat fëmijë – tani dergjen nën kampin e OKB-së, aty ku u ndanë copash nga predhat izraelite në vitin 1996. Unë kam qenë në një karvan ndihmës të OKB-së bash jashtë fshatit jugor libanez . Këto predha fshikullonin mbi kokat tona drejt refugjatëve poshtë nesh. Kjo zgjati për 17 minuta.

Shimon Peres, duke qëndruar në zgjedhje si kryeministër i Izraelit – një post që e trashëgoi kur paraardhësi i tij Yitzhak Rabin u vra – vendosi që të rriste kredencialet e tij ushtarake para ditës së votimit duke sulmuar Libanin. Mbajtësi i përbashkët i Çmimit Nobel për Paqe përdori si justifikim zbrazjen e raketave Katyusha përtej kufirit libanez nga ana e Hezbollahut. Në fakt, raketat e tyre ishin hakmarrje për vrasjen e një djali të vogël libanez nga një bombë për të cilën dyshonin se ishte lënë nga një patrullë izraelite. Nuk ka rëndësi.

Disa ditë më vonë, trupat izraelite brenda Libanit u sulmuan në afërsi të fshatit Qana dhe u kundërpërgjigjën duke hapur zjarr në fshat. Predhat e para goditën një varrezë të përdorur nga Hezbollahu; pjesa tjetër fluturuan drejt e në kampin Fijian të ushtrisë së OKB-së ku strehoheshin qindra civilë. Peres njoftoi se ‘ne nuk e dinim se qindra njerëz strehoheshin në atë kamp. Ajo erdhi tek ne si një surprizë të hidhur.’

Kjo ishte një gënjeshtër. Izraelitët e kishin pushtuar Kanën për vite të tëra pas pushtimit të tyre të vitit 1982, ata kishin filmime të kampit, ata madje fluturonin edhe një dron mbi kamp gjatë masakrës së vitit 1996 – një fakt që e mohuan, derisa një ushtar i OKB-së më dha videon e tij të telekomanduar, pjesë të së cilës i kemi botuar në ‘The Independent’. OKB-ja i kishte thënë në mënyrë të përsëritur Izraelit se kampi ishte i mbushur me refugjatë.

Ky ishte kontributi i Peresit për paqen libaneze. Ai humbi zgjedhjet dhe ndoshta kurrë më nuk mendoi për Kanën. Por unë kurrë nuk e harrova atë.

Kur kam arritur në portat e kampit të OKB-së, gjaku rridhte prej tyre si rrëke. Unë mund ta nuhasja atë. Ai lau këpucët tona dhe u ngjit në to si ngjitës. Kishte këmbë dhe krahë, foshnja pa koka, koka pleqsh pa trupa. Trupi i dikujt ishte i varur në dy pjesë në një pemë që digjej. Cfarë kishte mbetur prej tij ishte duke u djegur.

Në shkallët e kazermës, ishte ulur një vajzë që mbante një njeri me flokë gri, me krahun e saj mbi shpatullën e tij, duke përkundur kufomën në krahët e saj. Ai dukej se ja kishte ngulur sytë asaj. Ajo ishte duke qarë e duke vajtuar e duke qarë sërish e sërish pa pushim: ‘O ati im, o ati im.’ Në qoftë se ajo është ende gjallë – dhe në vitet që vijnë do të ndodhë një tjetër masakër ‘Qana’, këtë herë nga forcat ajrore izraelite – Unë dyshoj se fjala ‘paqebërës’ do të kalojë nëpër buzët e saj.

Ka qenë një hetim i OKB-së ku kanë deklaruar në mënyrë të shpërlarë se nuk besojnë se masakra ishte një aksident. Raporti i OKB-së u akuzua si anti-semit. Shumë kohë më vonë, një revistë trime izraelite botoi një intervistë me ushtarët e artilerisë të cilët qëlluan në Kana. Një oficer u ishte referuar fshatarëve si ‘thjesht një tufë arabësh’. ‘Disa arabë vdiqën, nuk ka asgjë të keqe në këtë.’ – citohet të ketë thënë ai. Shefi i shtabit të Peresit ishte pothuajse po aq i lumtur: ‘Nuk di rregullat të tjera loje, qoftë për ushtrinë [Izraelite] apo për civilët …’

Peres e ka quajtur pushtimin e tij libanez ‘Operacioni Rrushi i Zemërimit’, i cili – në qoftë se nuk do ishte frymëzuar nga John Steinbeck – duhet të ketë ardhur nga libri i Ligjit të Përtërirë. ‘Nga jashtë shpata nga brenda terrori,’ thuhet në Kapitullin 32, ‘do të shkatërroj të riun dhe virgjëreshën, foshnjen në gji bashkë me plakun e thinjur.’ Mund të ketë një përshkrim më të mirë të atyre 17 minutave në Kana?

Po, sigurisht, Peres ka ndryshuar në vitet e mëvonshme. Ata pretendonin se Ariel Sharon – ushtarët e të cilit panë masakrën në kampet Sabra dhe Shatila në vitin 1982 nga aleatët e tyre libanezë të krishterë – ishte gjithashtu një ‘paqebërës’ pasi vdiq. Të paktën ai nuk ka marrë Çmim Nobel.

Peres më vonë u bë një avokat i ‘zgjidhjes dy-shtetërore’, edhe pse kolonitë hebraike në tokën palestineze – të cilat ai dikur i mbështeste – vazhdonin të rriteshin.

Tani ne duhet ta thërrasim atë një ‘paqebërës’. Dhe numëroni, në qoftë se mundeni, sa shpesh fjala paqe do të përdoret në lajmërimet e vdekjes së Peres-it gjatë ditëve në vijim. Pastaj numëroni sa herë do të shfaqet fjala Qana. / Gazeta Impakt

Burimi: Independent

16 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/shimon-peres-nuk-ishte-paqeberes-une-kurre-nuk-ta-harroj-pamjen-e-derdhjes-se-gjakut-e-djegies-se-trupave-ne-qana/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/shimon-peres-nuk-ishte-paqeberes-une-kurre-nuk-ta-harroj-pamjen-e-derdhjes-se-gjakut-e-djegies-se-trupave-ne-qana/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/shimon-peres-nuk-ishte-paqeberes-une-kurre-nuk-ta-harroj-pamjen-e-derdhjes-se-gjakut-e-djegies-se-trupave-ne-qana/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you will find 72730 additional Information on that Topic: epavarura.com/shimon-peres-nuk-ishte-paqeberes-une-kurre-nuk-ta-harroj-pamjen-e-derdhjes-se-gjakut-e-djegies-se-trupave-ne-qana/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: epavarura.com/shimon-peres-nuk-ishte-paqeberes-une-kurre-nuk-ta-harroj-pamjen-e-derdhjes-se-gjakut-e-djegies-se-trupave-ne-qana/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/shimon-peres-nuk-ishte-paqeberes-une-kurre-nuk-ta-harroj-pamjen-e-derdhjes-se-gjakut-e-djegies-se-trupave-ne-qana/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/shimon-peres-nuk-ishte-paqeberes-une-kurre-nuk-ta-harroj-pamjen-e-derdhjes-se-gjakut-e-djegies-se-trupave-ne-qana/ […]

  8. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/shimon-peres-nuk-ishte-paqeberes-une-kurre-nuk-ta-harroj-pamjen-e-derdhjes-se-gjakut-e-djegies-se-trupave-ne-qana/ […]

  9. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/shimon-peres-nuk-ishte-paqeberes-une-kurre-nuk-ta-harroj-pamjen-e-derdhjes-se-gjakut-e-djegies-se-trupave-ne-qana/ […]

  10. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/shimon-peres-nuk-ishte-paqeberes-une-kurre-nuk-ta-harroj-pamjen-e-derdhjes-se-gjakut-e-djegies-se-trupave-ne-qana/ […]

  11. … [Trackback]

    […] Here you can find 15172 additional Info to that Topic: epavarura.com/shimon-peres-nuk-ishte-paqeberes-une-kurre-nuk-ta-harroj-pamjen-e-derdhjes-se-gjakut-e-djegies-se-trupave-ne-qana/ […]

Comments are closed.