arre

Policia e Shkodrës ka shkatërruar një celulë hajdutësh, duke vënë në pranga një prej tyre, dhe shpallur në kërkim tre të tjerë, që veç vjedhjes, blinin dhe shisnin objektet e vjedhura.

Në kuadrin e operacionit “Missing gift’, u dokumentua me prova ligjore autorësia e disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër

I arrestuari është Klodian Sinaj 28 vjeç, banues në Shkodër ( me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprat penale ” Vjedhje” dhe ” Armëmbajtje pa leje” )

Në kërkim u shpall O. M, 28 vjeç, banues në lagjen Vasil Shanto – Shkodër si dhe T. T. 61 vjeç dhe K.T. 34 vjeç, po nga Shkodra.

Këta dy të fundit, në dyqanin e tyre, pranonin dhe i blinin sendet e vjedhura nga 2 autorët e ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 7 vjedhje me dhunë , ku shtetasi K.S., në bashkëpunim me shtetasin O. M, dyshohen si autorë të tyre. Konkretisht :

-Me datë 07.02.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Qyteza e Gajtanit” i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases P. A.

– Me datë 10.02.2017, në vendin e quajtur mapo “Parrucë” ,i kanë vjedhur një telefon, një Tablet , dhe një vlerë monetare shtetases K. B.

– Me datë 25.03.2017 , në vendin e quajtur Lagjja “Vasil Shanto “tek një dyqan i këmbimit valutor, i kanë vjedhur një telefon shtetasit M. Q.

– Me datë 15.04.2017, në vendin e quajtur Rruga “Fahri Ramadani” Shkodër i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases M. Z.

– Me datë 30.04.2017 , në vendin e quajtur Rruga ”Kongresi Përmetit” i kanë vjedhur një çantë në pronësi të shtetases E. D.

– Me datë 13.05.2017, në vendin e quajtur Rruga “Mbreti Gent” i kanë vjedhur një telefon shtetases S. I.

– Me datë 12.06.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Jezuitve” i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetases M. K.

Veprat penale në ngarkim të shtetasve Klodian Sinaj dhe O.M. “Vjedhje me dhunë”, “ Vjedhje” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139 dhe 134/2-25 të Kodit Penal.

Vepra penale në ngarkim të shtetasve T. T. dhe K. T. “Pe?rvete?simi i parave ose mallrave qe? rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

11 COMMENTS

Comments are closed.