Na ndodh shpesh që teksa shohim liderë të ndryshëm botërorë të themi se fuqia dhe pushteti janë elemente që i ndryshojnë tërësisht karakterin atyre ndaj dhe ndryshojnë sapo marrin një post të rëndësishëm. Por në të vërtetë, shkencërisht, a ekziston kjo? Mos ndoshta pushteti të dëmton trurin?

Historiani Henry Adams duke përdorur metaforat ka thënë se pushteti është ‘një lloj tumori që përfundon vetëm atëherë kur ka mposhtur simpatinë e viktimës”. Por kjo nuk është shumë larg asaj çka profesori i psikologjisë Dacher Keltner ka përfunduar duke thënë në studimin e tij shkencor me shumë eksperimente dhe detyra laboratori lidhur me faktin se si pushteti ndikon në trurin e një njeriu.

Dr Keltner ka studiuar për 20 vite këtë sferë dhe ka dalë në përfundimin se pushteti tek truri i njerëzve lë të njëjtën shenjë që lë një dëmtim serioz truri si pasojë e traumës – duke e bërë një individ më impulsiv, më të pakujdesshëm ndaj riskut, më arrogant dhe më pak empatik (të vendosësh veten në pozicionin e tjetrit).

Psikologu e quan këtë një ‘paradoks të pushtetit’: Sapo ne kemi fuqi, ne humbim disa nga kapacitetet që përdorëm për ta arritur këtë fuqi (apo pushtet).

Një nga eksperimentet që e vërtetoi këtë ishtë ky: Psikologu i tha disa personave të një klase kur ndër ta gjysmat kishin pushtet dhe gjysmat jo, të vizatonin shkronjën E në ballin e tyre. Personat që kishin pushtet e vizatuan E-në pa efektin e pasqyrës, që do të thotë se për ta rëndësi kishte që ta shihnin ata shkronjën E dhe jo të tjerët. Ndërkohë që pjesa që nuk kishte pushtet e vizatoi në mënyrë të tillë që të tjerët ta identifikonin shkronjën.

Një veçori tjetër që vihet re tek të pushtetshmit është se ata e humbin ndjesinë e masës. Të pushtetshmit nuk qeshin me batuat që qeshin të gjithë dhe shfaqin një farë indiference kur të gjithë të tjerët janë të mërzitur. Kjo ndodh më së shumti sepse ata largohen nga të kuptuarit të tjetrit dhe nuk e ndjejnë të arsyeshme të veprojnë njësoj me të tjerët.

Të njëjtët sepcialistë janë të mendimit se ky ndryshim në trurin tonë sapo fitojmë pushtetin është i paevitueshëm dhe e vetmja mënyrë që mund të parandalojmë disi efektet që ka mund të jetë që të përpiqemi që kohë pas kohë mos të ndihemi të pushtetshëm duke ja futur vetes mendimin se pushteti nuk është diçka e përhershme.

Pushteti nuk është një post apo një pozicion diku, është një gjendje truri. Personat e pushtetshëm që dikur kanë përjetuar vështirësi e kanë më të lehtë të mos e kthejnë këtë gjendje truri në një gjendje konstante të tij ndërsa të tjerë që nuk kanë përjetuar diçka të tillë mund të konsiderohen pa frikë të prekur dhe në një periudhë kohë të gjatë, do të kenë të njëjtat simptoma si dikush që ka probleme dhe shenja dëmtimi në tru.

Është e rëndësishme që në këtë proces drejt pushtetit, ju të shoqëroheni gjithnjë me persona që ju mbajnë me këmbë në tokë. CEO i Pepsit, një zonjë e pushtetshme dhe e suksesshme ka treguar se pasi i ka dhënë të ëmës lajmin se ajo do ishte në krye të kompanisë, e ëma e detyroi të shkonte të blinde një kuti qumësht për shtëpinë dhe kur Indra Nooyi kishte refuzuar (sepse i dukej vetja shumë lart), e ëma e saj thjesht i tha: “Hidhe atë dreq kurore imagjinare në kosh dhe shko merr urgjent qumështin”. Kjo këshillë ka shënjuar shumë në personin që Indra është sot duke pasur vazhdimisht të ëmën pranë që nuk e deliron arritjen e vajzës së saj.

“Sindroma Hubris” është sindroma që ka prekur persona si Churchill, Ëilson, Roosvelt dhe të tjerë presidentë të njohur dhe sipas analizve të tyre asgjë nuk ka shkuar keq por është thjesht një çregullim që vjen nga fuqia e pushtetit, me një sukses të jashtëzakonshëm i cili është mbajtur në formë adrenalinë për vite të tëra dhe ka shpërthyer duke dëmtuar një pjesë të trurit. /Blitz.al/

 

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/shkenca-e-ka-gjetur-cfare-nuk-shkon-tek-lideret-boterore-pushteti-te-demton-trurin/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/shkenca-e-ka-gjetur-cfare-nuk-shkon-tek-lideret-boterore-pushteti-te-demton-trurin/ […]

Comments are closed.