Nëse ka ndonjë gjë të vërtet në jetë, ajo duhet të jetë fakti se të qenit tullac, nuk do të thotë të mos jesh i suksesshëm.

Dhe kjo, sipas shkencës, nuk është koincidencë.

Albert E. Mannes ka udhëhequr tri studime të ndryshme me 59 pjesëmarrës, përmes së cilave ka zbuluar se meshkujt tullacë perceptohen si më dominues, më burrërorë, më me vetëbesim, më të gjatë dhe më të fuqishëm sesa që janë.

Megjithatë, në këtë studim ekziston edhe një “por”…

Personat të cilët nuk janë krejtësisht tullacë – me fjalë të tjera, kanë kokë e cila nuk është e tëra pa qime – perceptohen si më pak atraktivë dhe më të dobët.

Sidoqoftë, Mannes tregon se këto trajta, veçanërisht dominanca, njihen si indikatorë se sa i suksesshëm është një person.