Vdekja është një pasojë e pashmangshme për të gjithë ne dhe herët e vonë që të gjithë do të përballemi me të.

Por, natyra njerëzore është tejet kureshtare dhe që në hapat e para, shoqërinë tonë e ka “lodhur” më shumë se çdo gjë tjetër pyetja; a ka jetë pas vdekjes?

Në funksion të kësaj pyetjeje janë ngritur mite, legjenda dhe histori në kufijtë e reales dhe surreales. Vetëm së fundmi një grup shkencëtarësh besojnë se kanë përgjigjien për këtë. Ata thonë se ndërgjegjia e vetëdija e një personi vijon të ekzistojë edhe pasi trupi i tij ka vdekur për të paktën 3 minuta.

Studimi është vepër e një grupi ekspertësh britanikë dhe në të janë përfshirë 2 mijë persona. Shkencëtarët ‘konfirmuan’ se mendimet ruhen edhe pas vdekjes.

Më parë, besohej gjerësisht se truri i njeriut pushon të gjitha aktivitetet 30 sekonda pasi pushon zemra dhe pikërisht në këtë moment zhduket edhe ‘vetëdija’ jonë.
“Përkundër perceptimit të përgjithshëm, vdekja nuk është një moment specifik, por një proces potencialisht i kthyeshëm që ndodh pas një sëmundjeje të rëndë apo aksidenti që shkakton pushimin e zemrës, mushkërive e për pasojë edhe trurit. Nëse procesi kthehet mbrapsht me sukses, e quajmë ‘atak kardiak’, nëse jo, quhet vdekje”, thotë shkencëtari nga Universiteti i Sauthemptonit, Sam Parnia.

Në studim janë përfshirë 2060 persona nga Austria, SHBA dhe Britania e Madhe që të gjithë me një histori ataku kardiak. 40 përqind e tyre thanë se kishin një formë vetëdijeje pasi ishin deklaruar klinikisht të vdekur nga mjekët. Më shumë se gjysma e të anketuarve thonë se kujtojnë zbehtë një ndjenjë frike gjatë kohës kur kanë pësuar atakun kardiak, ndërsa rrëfimi më i vlefshëm e ku bazohet më fort studimi i britanikëve është rasti i një 57-vjeçari, që ka deklaruar me detaje çdo veprim dhe gjë që kanë thënë mjekët në momentin kur zemra e tij kishte pushuar së rrahuri dhe më pas ishte rikthyer sërish në punë.
“Ky rrëfim është shumë domethënës për ne, pasi merret si e mirëqenë që vdekja përjetohet si halucinacion apo iluzione që ndodhin ose para se të ndalë zemra së punuari, ose pasi rikthehet në punë sërish, ndërsa në rastin në fjalë, të gjitha këto duket se kanë ndodhur gjatë 3 minutave kur zemra e pacientit nuk ka qenë në punë”, shpjegon Sam Parnia.

12 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/shkencetaret-japin-fjalen-e-fundit-jeta-vazhdon-pas-vdekjes/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 28422 more Info to that Topic: epavarura.com/shkencetaret-japin-fjalen-e-fundit-jeta-vazhdon-pas-vdekjes/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/shkencetaret-japin-fjalen-e-fundit-jeta-vazhdon-pas-vdekjes/ […]

Comments are closed.