
Siç theksojnë ata, përmes mënyrës së gabuar të përgatitjes së orizit rrezikojmë paraqitjen e problemeve shëndetësore si sëmundjet e zemrës, diabeti apo edhe kanceri.
Për shkak të toksinave industriale dhe pesticideve në tokë në oriz ndodhen sasi të larta të arsenikut, transmeton Koha.net. Dhe mënyra më e mirë për t’i eliminuar të gjitha gjurmët e arsenikut nga orizi është një metodë e veçantë e gatimit.
Ekspertët thonë se më së miri është ta gatuajmë orizin kështu:
– lëreni orizin të qëndrojë në ujë gjatë natës
– shpëlajeni atë derisa uji të bëhet i pastër
– kullojeni mirë orizin
– orizin vendoseni në tenxhere në të cilën ka pesë herë më shumë ujë
– lëreni të vlojë dhe zvogëlojeni temperaturën dhe lëreni orizin 15 minuta që të zihet ngadalë
– orizin përziejeni me pirun.
Nëse e lini orizin të qëndrojë gjatë natës, do ta zvogëloni për madje 80 për qind sasinë e përbërësve të dëmshëm në të, theksojnë studiuesit.
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: epavarura.com/shkencetaret-thone-qe-orizin-po-e-gatuajme-ne-menyre-te-gabuar-duke-e-rrezikuar-shendetin/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: epavarura.com/shkencetaret-thone-qe-orizin-po-e-gatuajme-ne-menyre-te-gabuar-duke-e-rrezikuar-shendetin/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/shkencetaret-thone-qe-orizin-po-e-gatuajme-ne-menyre-te-gabuar-duke-e-rrezikuar-shendetin/ […]