Lindja e universit mund të mos ketë qenë aq e dhimbshme sa është menduar deri më tani. Sipas një studimi të ri, universi mund të përjetojë periudha të ndryshme të zgjerimit dhe tkurrjes, duke lëvizur nga një gjendje në tjetrën, pa shpërthyer.

Kjo teori, e njohur si ‘Kërcimi i Madh’, është debatuar për një kohë të gjatë, mirëpo tani hulumtuesit kanë zhvilluar një model për të treguar se si ka qenë i mundur një skenar i tillë, duke ia mundësuar një universi të ri lulëzimin nga një gjendje e mëhershme, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në këtë studim, që është publikuar në ‘Physical Review Letters’, hulumtuesit kanë shpjeguar që të gjitha grimcat në universin e hershëm janë qeverisur nga ligjet e mekanikës kuantike. Kjo gjë ua mundëson ekzistencën atomeve, duke privuar elektronet nga humbja e energjisë dhe kolapsi gjatë kohës kur sillen përreth qendrës.