Shkencëtarët kanë zbuluar diçka masive si ‘gjarpër’ që lëviz brenda kores së tokës, përkatësisht në koren e jashtme lëngëse të tokës, e cila tani për tani gjendet në Hemisferën veriore, raporton The Independent.

Kjo ‘krijesë’ gjigante e lëngshme udhëton rreth 50 kilometra çdo vit, dhe mendohet se bisha do të jetojë nën Alaskë e Siberi në të ardhmen e afërt.

Shkencëtarët e tokës gjetjen e lëngët e kanë prezantuar në mbledhjen vjetore në American Geophysical Union (AGU) në San Francisco, ku thuhet se gjiganti më së shumti ka gjasa se lëvizet nga fusha magnetike e tokës, transmeton koha.net.

Shkencëtari nga Universiteti Teknik i Danimarkës, Dr Chris Finlay ka thënë: “Ky është një metal i lëngët gjigant, dhe merr energji të madhe për të lëvizur”.

Ai po ashtu ka shtuar se ky metal i lëngët është “gjëja që lëvizë më së shpejti që kemi gjetur ndonjëherë brenda tokës”.

Në këtë moment ky ‘lum’ metali është rreth 420 kilometra i gjerë, dhe është shumë misterioz që përshkon rreth 40 kilometra për çdo vit, duke u bërë aq i fuqishëm sa që ndikon në mënyrën se si koret e tokës lëvizin.

Tani për tani, kjo është e gjitha që shkencëtarët mund të thonë për këtë, dhe nuk kanë mundur ende të zbulojnë më shumë për të.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/shkencetaret-zbulojne-dicka-mbreselenese-ne-brendesine-e-tokes-foto/ […]

Comments are closed.