Misteri që rrethon një vend të çuditshëm në tokë , në të cilin vështirë se ka gravitet, më në fund është zgjidhur nga shkencëtarët.

Për më shumë se 40 vjet ekspertët janë habitur nga një zonë “Anti-gravitet” që rrethon Gjirin Hudson në Kanada, me disa teori konspiracioni që pretendojnë se zona mund të jetë një vend nga një tjetër dimension.

Deri më tani shkencëtaret nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë përse graviteti është kaq i dobët në atë zonë.

Është zbuluar se “Laurentide Ice Sheet”, shtresa e akullit që mbuloi pjesën më të madhe të Kanadasë sot dhe veriun e Shteteve të Bashkuara, ishte aq e madhe sa gjunjëzoi tokën 10 000 vjet më parë duke reduktuar gravitetin.

Shkencëtarët besojnë se vetëm 5000 vjet më parë është shënuar një nivel normal i gravitetit.

Ka edhe një arsye tjetër përse Gjiri Hudson sfidon ligjet e fizikës; një pikë e nxehtë rreth 100 milje nën sipërfaqen e tokës, e cila i tërheq poshtë pllakat kontinentale tektonike. Kjo zvogëlon masën në zonë dhe redukton gravitetin.

Ky rajon po ashtu vepron si një dietë natyrore gjeografike për njerëzit që dynden në gjirin Hudson në përpjekje të dëshpëruar për të humbur peshë.

Mungesa e gravitetit do të thotë më pak dendësi dhe njerëzit peshojnë më pak në atë pjesë të tokës. Gjiri Hudson është i dyti më i madh në botë dhe ka një thellësi prej 100 metrash.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: epavarura.com/shkencetaret-zbulojne-vendin-ku-graviteti-pothuajse-nuk-ekziston/ […]

Comments are closed.