Shkencëtarët kanë pohuar se Britania, e cila aktualisht ndodhet në procesin e ndarjes nga Bashkimi Evropian (BE), edhe në të kaluarën është shkëputur nga kontinenti si pasojë e “Brexitit gjeologjik”, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtarë nga Akademia Mbretërore e Londrës kanë theksuar se mes Britanisë dhe kontinentit të Evropës kishte një lidhje tokësore në fillim të Epokës së Akullit, ndërsa afro 450 mijë vite më parë, kjo lidhje është zhdukur si pasojë e disa zhvillimeve gjeologjike.

Shkencëtarët kanë pohuar se në pjesën më të ngushtë të kanalit La Mansh ka pasur një linjë të ngushtë tokësore që lidhte Doverin në jug të Anglisë me Calaisin në veri të Francës, lidhje kjo e cila, sipas tyre, është mbuluar para afro 450 mijë vitesh me derdhjen e ujërave të një liqeni glacial gjigant në veri, ndërsa e njëjta ka ngelur plotësisht nën ujë para afro 150 mijë vitesh si pasojë e lëkundjeve të tokës që kanë pasuar apo nga efekti i akullnajave.

Shkencëtarët po ashtu kanë tërhequr vëmendjen se gjatë ndërtimit të tunelit në kanalin që lidhin Anglinë me Francën janë gjetur vrima misterioze nëntokësore në fund të grykës së Doverit, duke supozuar se kjo zhdukje është shkaktuar me gërryerje nga ujëvarat e krijuara nga ujërat që kanë rrjedhur nga liqeni.

Prof. Dr. Sanjev Gupta, i cili ka udhëhequr studimin, ka thënë se “Kjo ishte një nga ngjarjet përcaktuese për Evropën veriperëndimore. Po të mos ndodhte, Britania do të ishte pjesë e kontinentit të Evropës.”

Sipas Gupta, në mënyrë që teza të mbështetet me të dhëna konkrete, në grykën e Doverit, që paraqet një nga linjat më të dendura të anijeve të ngarkesave, duhen zhvilluar punime më të avancuara gjeologjike.

LEXO EDHE  Qëndroi 7 vite në koma, trondit mjekët me fjalët që thotë kur zgjohet (Foto)

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”.