Sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork ishin një akt terrorizmi i sponsorizuar nga SHBA, i kryer në bashkëpunim me Izraelin, sipas Stephen Lendman, një shkrimtar amerikan, gazetar dhe analist politik.

Lendman tha për Press TV të shtunën se sauditët ‘kanë kryer shumë, shumë krime në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, ndoshta dhe më gjerë, por ata nuk kanë të bëjnë aspak – e përsëris, aspak – me 11 shtatorin’.

’11 shtatori ishte terrorizëm i sponsorizuar nga shteti amerikan, ndoshta në bashkëpunim me Izraelin. Dyshimi im është që përgjegjës ishin CIA dhe Mossad’, tha ai.

Një grua e ve, burri i së cilës është vrarë në sulmet e 9/11, paditi Arabinë Saudite të premten, duke kërkuar dëmshpërblim mbi vdekjen e burrit të saj.

Padia erdhi dy ditë pasi Kongresi amerikan votoi me shumicë dërrmuese për të refuzuar veton e presidentit Barack Obama për legjislacionin që lejon të afërmit e viktimave të sulmeve të 9/11 të padisin Arabinë Saudite.

Të mërkurën, Senatorët votuan 97-1 në favor të ‘Drejtësisë kundër Sponsorëve të Aktit të Terrorizmit (JASTA)’, i cili u reuzua nga Obama javën e kaluar. Vetëm udhëheqësi i pakicës në Senat, Harry Reid, demokrat nga Nevada, votoi për të mbështetur veton e presidentit.

Disa orë më vonë, Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë dërrmuese votuan kundër dekretit presidencial, 348 me 77. Vetëm 18 republikanë dhe 59 demokratët votuan duke mos e shkelur veton.

Sulmet e 11 shtatorit, të njohura gjithashtu si sulmet 9/11, kanë qenë një seri goditjesh në SHBA që vranë rreth 3.000 njerëz dhe shkaktuan një dëm të pronës dhe infrastrukturës me vlerë rreth 10 miliardë dollarë.

Zyrtarët amerikanë pohojnë se sulmet janë kryer nga terroristët e al-Kaedës, por shumë ekspertë kanë ngritur pyetje në lidhje me llogarinë zyrtare. Ata besojnë se elementë mashtrues brenda qeverisë amerikane kanë orkestruar sulmet e 9/11 në mënyrë për të përshpejtuar makinën e luftës amerikane dhe për të avancuar axhendën zioniste.

Lendman ka thënë: ‘I gjithë skenari i prezantuar në mediat amerikane, dhe qëndrimi zyrtar për 9/11, është në kundërshtim me ligjet e natyrës, në lidhje me mënyrën se si ranë ndërtesat.’

‘E vetmja mënyrë që ndërtesat të mund të rrëzoheshin poshtë nuk ishte me aeroplan, apo dy aeroplanë, apo ndoshta me një flotë avionësh. E vetmja mënyrë që do mund t’i rrëzonte ndërtesat poshtë do të ishte në qoftë se do ishin manipuluar me eksploziv, atëherë ato do të rrëzoheshin me rënie të lirë,’ – tha analisti.

‘Benzina e avionëve, pa marrë parasysh sa nxehtësi merr, nuk mund të shkrijë ndërtesa çeliku,’ – shtoi ai. ‘Oh, kjo ndodhi për herë të parë në 11 shtator 2001.’ / Gazeta Impakt

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: epavarura.com/shkrimtari-amerikan-11-shtatori-ishte-terrorizem-sponsorizuar-nga-shba/ […]

Comments are closed.