Zgjedhjet presidenciale amerikane janë manipuluar dhe janë kurdisur nga strukturat e pushtetit vendor dhe votuesit amerikanë janë privuar nga e drejta e tyre për të zgjedhur presidentin e vendit, ka thënë Stephen Lendman, shkrimtar dhe analit politik në Cikago.

“Çdokush pretendon për zgjedhje të ndershme në Amerikë, por thjeshtë nuk e di se çfarë ndodh brenda:, tha Lendman në një intervistë për Press TV. “Votuesit amerikan privohen nga e drejta e votës pa e ditur, thjeshtë nuk ka aspak rëndësi se si ata votojnë… struktura e pushtetit në Amerikë vendos për kandidatin”, tha analisti politik amerikan Stephen Lendman. Njerëzit thjeshtë vetëm dalin për të votuar, por në fakt nuk e dinë se vota e tyre nuk vendos për presidentin. “Votimi në Amerikë është një humbje kohe:, theksoi Lendman. Amerikanët ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri, në njërën prej zgjedhjeve më përçarëse në historinë e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës. Vrisni Obamën!”.

Kjo është thirrja e dëgjuar nga një mbështetës i Donald Trump, teksa republikani po mbante fjalimin e fitores në Hotel Midtown Hilton në Manhattan orët e para të së mërkurës. Megjithatë jo të gjithë e kanë kuptuar njësoj thirrjen. Ndërkohë që emri “Obama” dëgjohet qartësisht nga një burrë që nuk duket në video, pjesa tjetër e ka mbrojtur në rrjetin social Tëitter duke thënë se ai tha “shfuqizojeni” dhe jo “vrisni”. Që mund të duket si në sistem i kurdisur zgjedhor, këtë e dëshmon edhe fakti se pas gjithë atyre fyerjeve, kërcënimeve dhe shantazheve ndaj njëri-tjetrit mes kandidatëve presidencial, menjëherë pas shaplljes së zgjedhjeve, gjithçka i kthehet normalitetit, duke uruar kandidati humbës kandidatin fitues. Kandidatja demokrate Hillary Clinton thotë se pranon rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se Donald Trump tashmë do të jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Fitorja presidenciale e Donald Trump ka shkaktuar protesta në të gjithë Amerikën me disa demonstrues që i kanë vënë zjarrin koshave të plehrave, kanë thyer xhama dhe kanë djegur flamurin amerikan. Mbështetësit e kandidatëve rivalë janë përplasur me njëri-tjetrin jashtë Shtëpisë së Bardhë ndërsa amerikanët u zgjuan të surprizuar nga fitorja e Trump pas fushatës më përçarëse presidenciale në historinë e SHBA-së. Ndërkohë, qindra njerëz në kampuset e kolegjeve në Kaliforni dhe Oregon marshuan kundër zgjehdjet së republikanit në orët e para të mëngjesit. Protesta janë mbajtur në Oakland dhe Portland, duke kundërshtuar zgjedhjen e Donald Trump në postin e Presidentit. Rreth 500 persona u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, të shokuar dhe të trishtuar për fitoren e Trump, teksa mbanin banderola ku lexohej “Mirësevini në ferr” apo “Amerika do të urrejë sërish”.

5 COMMENTS

Comments are closed.