Colin Powell, ish-sekretari amerikan i shtetit, në një e-mail dërguar një prej bashkëpunëtorëve të tij, ka pohuar se Izraeli posedon 200 kapsula bërthamore dhe që të gjitha i ka drejtuar drejt Teheranit.

Gazeta “Indipendent” ka zbuluar detajet e një e-maili të Colin Powell, ish-sekretari amerikan i shtetit, në të cilin thuhet se regjimi sionist ka në dispozicion 200 kapsula bërthamore dhe që të gjitha i ka drejtuar drejt Teheranit. Colin Powell në këtë e-mail të zbuluar i drejtohet Xhefry Lids, një prej partnerëve tregtar të tij dhe vë në dukje fjalimin e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist në Kongresin e Amerikës dhe paralajmërimin e tij kundër marrëveshjes atomike me Iranin, ndërsa thotë se rezultati i negociatave bërthamore nuk është ai të cilin e pret Netanjahu.

Colin Powell shkruan: “Sidoqoftë, iranianët edhe nëse do të prodhojnë një armë bërthamore, nuk mund ta përdorin atë. Autoritetet iranianë e dinë se Izraeli posedon 200 kapsula bërthamore dhe që të gjitha i ka të drejtuar në drejtim të Teheranit, ndërsa ne (amerikanët) kemi në dispozicion me mijëra kapsula bërthamore”.

Vlen të theksohet se një grup hakerësh kanë zbuluar e-mailat e personal të Colin Powell dhe i kanë publikuar ato në formë publike. Këto e-maila përmbajnë informacione shumë të rëndësishme dhe disa prej tyre shumë polemizuese.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 55287 more Information on that Topic: epavarura.com/shokon-colin-powell-200-kapsula-berthamore-te-izraelit-drejt-iranit/ […]

Comments are closed.