Data 17 nëntor nuk do të harrohet kollaj nga maturantët dhe kjo jo se është data e Çlirimit të Tiranës, por sepse një nga studentet e Universitetit të Tiranës, njëkohësisht dhe aktiviste e shoqërisë civile, përballë qindra njerëzve i derdhi salcën në kokë ministres së Arsimit.
Bëhet fjalë për Mirela Rukon për të cilën u tha edhe arsyeja se pse ajo kishte vepruar në këtë mënyrë, kishte të bënte me jetën e saj të vështirë. Mirela është një vajzë që vjen nga një familje e rritur në kushte të vështira ekonomike që nuk kishte mundësi financiare për ta paguar masterin dhe për këtë arsye ajo
zgjedh që inatin edhe mërzinë ta shfryjë mbi kokën e Lindita Nikollës.
Ditën e sotme, shoqja e saj njëkohësisht aktiviste e shoqërisë civile ka bërë thirrje që arsyeja pse Mirela veproi ashtu, të mos gjendet tek personalizime bajate, pasi e vërteta është ndryshe. Sipas shoqes të Mirelës, veprimin e Mirelës do ta bënte çdo student dhe çdo maturant, ky ishte një veprim i menduar dhe i planifikuar nga aktivistët.
“Akti i Mirelës nuk ishte vetëm akti i dëshpëruar i studentes nga Fieri që nuk përballon dot tarifën e masterit, dhe Nikolla nuk është vetëm gruaja-mama-ministre. Prandaj boll me këto personalizimet bajate dhe sofizmat prehistorike “po s’fitove gjë”. Në vend të Mirelës dje mund të kish qenë cilido nga aktivistët e
Lëvizjes Për Universitetin, të larmishëm në shumë aspekte por të bashkuar në vullnete. Në vend të Nikollës, cilido nga hajdutët pa shtyllë kurrizore që na qeverisin.
… [Trackback]
[…] Here you will find 41488 more Information to that Topic: epavarura.com/shoqja-e-mirela-ruko-s-ja-e-verteta-e-veprimit-te-saj/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 77849 additional Info on that Topic: epavarura.com/shoqja-e-mirela-ruko-s-ja-e-verteta-e-veprimit-te-saj/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: epavarura.com/shoqja-e-mirela-ruko-s-ja-e-verteta-e-veprimit-te-saj/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: epavarura.com/shoqja-e-mirela-ruko-s-ja-e-verteta-e-veprimit-te-saj/ […]
Comments are closed.