Shpërthimi i Malit Vezuv në 24 gusht të vitit 79 vrau shumë njerëz dhe shkatërroi qytetin e lashtë të Pompeit. Të gjithë viktimat e shpërthimit u kapën të pavetëdijshëm, ndonëse nuk duhej të kish ndodhur kështu, pasi mali kishte dhënë disa paralajmërime, të cilët të gjithë u injoruan tërësisht. Pompei nuk ishte qyteti i parë që shkatërrohej prej shpërthimit të malit Vezuv. Kishte patur të paktën dy qytete të tjerë, të cilët të dy ishin shkatërruar tërësisht. Në ditët përpara shpërthimit, Pompei përjetoi një seri lëkundjesh të shkaktuara prej një rritje të shkëmbinjve të shkrirë nën malin Vezuv. Romakët nuk kishin dijeni për lidhjen mes këtyre tërmeteve dhe shpërthimit të afërt, kështu që nuk mund të fajësohen. Romakët, sipas bestytnive të tyre, besonin se gjigandët që “hungërinin” përreth qytetit ishin shenjë e një fatkeqësie të afërt. Teksa data e shpërthimit afrohej, mali, i cili kish qenë i fjetur, nisi të lëshojë tinguj të fortë dhe deti përreth Gjirit të Napolit u bë kaq i nxehtë, saqë nisi të ziejë dhe të nxjerë fluska. Kafshët, duke përfshirë minjtë, u larguan me tufa nga qyteti ndërkohë që burimet e ujit dhe përrenjtë, sidomos ata pranë malit, u thanë krejt. Njerëzit e Pompeit i injoruan këta paralajmërime. Deri ditën kur tragjedia goditi fort…

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 21796 additional Info on that Topic: epavarura.com/shperthimi-vezuvit-dhe-shkaterrimi-pompeit-homoseksual/ […]

Comments are closed.