Përfaqësuesja e Zvicrës dominohet nga lojtarët shqiptarë, prandaj shpesh ka mbështetjen edhe të tifozëve shqiptarë.

Mirëpo, në ndeshjen kundër Rumanisë, kemi një arsye më shumë që të bëjmë tifo për fitoren e Shaqirit, Xhakës, Mehmedit, Behramit, Xhemailit e Tarashajt.

Kjo për faktin se fitorja e rumunëve nuk i konvenon aspak Kombëtares shqiptare, në rast të një humbjeje eventuale nga Franca.

Po të ndodhte ky kombinim (fitorja e Rumanisë ndaj Zvicrës dhe humbja e Shqipërisë nga Franca), atëherë do të na pamundësohej kualifikimi edhe nga pozita e tretë në Grupin A.

5 COMMENTS

Comments are closed.