Një gjë e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në Zurich.

Zurich po luante përballë Villarealit në Ligën e Evropës dhe në fund barazoi 1-1.

Spanjollët ishin duke udhëhequr deri në minutat e fundit, ndërsa Zurich shpëtoi falë një penalltie të fituar.

Ishte zvicerani Rodriguez që mori përsipër ta ekzekutonte këtë penallti, mirëpo ai u pengua nga sulmuesi shqiptar Armando Sadiku.

Sadiku insistonte ta gjuante penalltinë dhe kishte një përleshje të vogël mes dy lojtarëve.

Por në fund Rodriguez nuk ndryshoi mendje dhe goditi vetë penalltinë duke barazuar shifrat në 1-1.

Ky gjest i shqiptarit ka bërë bujë të madhe nëpër rrjetet sociale.