Ja çfarë blejnë shumë meshkuj në dyqane: biftek, pulë, ëmbëlsira dhe alkool. Këto kategori janë gjithashtu burimet më kryesore të kalorive në dietën amerikane.

Bifteku dhe mishi i pulës janë të mirë, ndërsa alkooli dhe ëmbëlsirat e tepërta janë të dëmshme për shëndetin. Po të konsumoni edhe shumë yndyra, do të përfundoni në zyrën e një dietologu ose kardiologu.

Jeni kureshtarë të dini se çfarë ushqimesh konsumojnë më shumë doktorët? Ja disa prej tyre! Mendojini këto ushqime si një mburojë kundër spitalit.

1. Arra

Të gjitha frutat e thata përmbajnë yndyra të shëndetshme për zemrën, megjithatë ekspertët veçojnë më shumë arrat. Ato janë të pasura me acide yndyrore omega 3, të cilat, përveç përfitimeve të shumta të shëndetit, forcojnë gjithashtu spermën. Gjatë studimit Biologjia e Riprodhimit, meshkujt që konsumuan 2/3 filxhan me arra në ditë shfaqën përmirësime në lëvizshmëri, vitalitet dhe formë.

2. Fasule

Dy gjëra në jetë mund t’jua thyejnë zemrën: ndarjet në shkollë të mesme dhe mos konsumimi i fasuleve. Gjatë një studimi të kryer në vitin 2014, njerëzit që konsumuan 2/3 kupë me bishtajore në javë, si fasule, bizele dhe thjerrëza pësuan rënie të kolesterolit me 5%. Konsumoni fasule të patën 3-4 herë në javë. Të kuqe, të bardha të zeza…nuk ka rëndësi.

3. Bollgur

Të gjitha llojet e drithërave janë të mira, por bollguri është më i mirë sepse gatuhet më lehtë. Dy kupa me bollgur kanë 8 gramë fibra. Që të ulni rrezikun për zhvillim të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, hipertensionit dhe diabetit, duhet të merrni 38 gramë fibra në ditë.

4. Vaj ulliri

“Yndyra kryesore duhet të jetë vaji i ullirit”, thotë dr. Kopecky. Hulumtuesit shkencorë thonë se vaji i ullirit përmban një substancë që lufton gjithçka, nga sëmundja e alcajmerit deri tek kanceri, shkruan Shëndeti.Nuk duhet të harroni të blini gjithmonë vaj ulliri ekstra të virgjër.

5. Vezë

Po flasim për të gjithë vezën, jo vetëm për të bardhat. Të kuqet e vezës kanë përbërës që mbajnë sytë, trurin dhe kockat të shëndetshme. Studimet kanë treguar gjithashtu se veza nuk e rrit kolesterolin.

Vezët gjithashtu janë një ndër burimet kryesore të proteinave.

6. Diçka blu ose në ngjyrë vjollcë

Ekspertët sugjerojnë të konsumoni sa më shumë ushqime me këto ngjyra, si boronicat, rrushi, patëllxhani (bashkë me lëkurë) dhe lakra e kuqe. Pigmenti i tyre tregon për prezencën e antocianinës, një grup antioksiduesish që luftojnë inflamacionin. Konsumoni këto fruta dhe perime për të ulur rrezikun zhvillimit të sëmundjeve të lidhuar me inflamacionin, si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri.

7. Kocë deti

Po, koce deti! Këto produkte deti ia kalojnë të gjitha ushqimeve të tjera kur bëhet fjalë për përmbajtjen e zinkut.“Zinku luan një rol në aktivitetin e enzimave dhe sintetizimin e proteinave, dhe është kyçe për shëndetin imunitar” thotë Anskis.

Plus, studimet sugjerojnë se ekziston një lidhje mes mungesës së zinkut dhe rënies së testosteroneve. Gocat e detit janë gjithashtu të pasura me hekur dhe vitaminë B12, lëndë ushqyese të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin. Përpiquni të konsumoni 2-3 racione me produkte deti në javë.

4 COMMENTS

Comments are closed.