Për çdo vit mbi 1600 persona banorë të Rripit të Gazës infektohen me sëmundje kancerioze për shkak të mbetjeve të bombave të mbetura nga agresionet ushtarake të regjimit sionist kundër këtij rajoni.

Agjencia e lajmeve Kuds njoftoi se Khaled Thabet, kryetari i sektorit të sëmundjeve kancerioze spitalin shtetëror të Gazës, njoftoi se 1600 persona për çdo vit infektohen me sëmundje kancerioze. Khaled Thabet shtoi se numri i të infektuarve me sëmundje kancerioze në Gaza për çdo muaj kalon shifrën 120 persona dhe ne po vërejmë shtimin e disa llojeve të kancerit për shkak të konsumimit të ushqimeve të ndotura. Ai theksoi se ekzistojnë dëshmi të cilat tregojnë se regjimi sionist gjatë luftës së Gazës në vitin 2008, ka përdorur mbi 70 ton bomba me përmbajtje të lëndëve të uraniumit për bombardimin e Gazës dhe këto bombardime kanë ndotur produktet në fushat bujqësore.