Në polici 21 vjeçari tregoi se kishte përdorur hashash dhe nuk kishte kuptuar sesi makina i kishte dalë jashtë kontrollit. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Freskut, në Tiranë. Fëmija sapo kishte dalë nga një market bashkë me familjen e saj dhe po ecte në trotuar. Në atë moment makina ka hipur në trotuar duke lënë të vdekur fëmijën.

“Nuk e di se si ndodhi që më iku timoni në një moment. E humba drejtimin e makinës. Por aty ku po kalonin personat që përplasa, ndodhet një mur që më pengoi pamjen dhe nuk i kam parë që ishin aty. Jam edhe vetë i tronditur nga ajo që kam bërë”, ka thënë Otobashi në polici.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 41807 more Info to that Topic: epavarura.com/shtypi-femijen-3-vjec-makine-pranon-se-kishte-perdorur-hashash/ […]

Comments are closed.