beqaj_5

Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja, janë bërë të ditura deklaratat e të dyve përpara trupit gjykuese. Para togave të zeza, dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja, ka treguar si ka nisur përplasja mes tij dhe Shullazit, e cila sipas dëshmisë ka nisur me një biznes të përbashkët mes dy palëve, me ish-hotel Vollgën.

“Gjatë seancës gjyqësore, Emiljano Shullazi ka pyetur Ylvi Beqajn nëse e pranonte se do të hapnin së bashku një fabrikë për riciklimin e mbetjeve spitalore. Pasi Beqja pranoi, Shullazi tha se biznesmeni i kishte garantuar mbështetjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe pasi e kishte pyetur për emra, biznesmeni i kishte thënë se ishte kushëri me Ilir Beqajn dhe kishte garancinë e tij”, raportoi gazetarja e News 24, Klodjana Lala, pas përfundimit të seancës.

Përplasja në seancë:

“Unë kisha një konflikt në hotelin, kisha humbur besimin te drejtësia shqiptare. Mësova se me çështjen e pronësisë së ish hotel Vollgës mund të më ndihmonte Emiljano Shullazi. Do ti jepja 20 % të hotelit. Gjithçka shkoi mirë deri në momentin kur shkuam në hotel ku do të mbyllnim procedurat. Ai më nxori jashtë dhe më kërcënoi duke më thënë se duhet ti jepja një shumë të madhe parash përveç përqindjes. Isha shumë i frikësuar për jetën e familjes. Kur isha nën arrest si dëshmitar i mbrojtur Ervis Martinaj mbërriti në shtëpi dhe më tha të tërhiqja dëshminë duke më ofruar 7 milion euro”.

Gjatë seancës Emiljano Shullazi e pyeti nëse kanë pasur një plan për një biznes të përbashkët. Ylvi Beqaj ka pohuar duke treguar se, bëhej fjalë për një biznes për riclikimin e mbetjeve spitalore ku do të ndihmohej edhe nga ish ministri i shëndetësisë, i cili ishte mik i tij.

10 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 73839 additional Information on that Topic: epavarura.com/shullazi-dhe-deshmitari-e-pranojne-do-te-hapnim-fabrike-riciklimi-me-ndihmen-e-ilir-beqjas/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 57955 additional Info to that Topic: epavarura.com/shullazi-dhe-deshmitari-e-pranojne-do-te-hapnim-fabrike-riciklimi-me-ndihmen-e-ilir-beqjas/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/shullazi-dhe-deshmitari-e-pranojne-do-te-hapnim-fabrike-riciklimi-me-ndihmen-e-ilir-beqjas/ […]

Comments are closed.