Edhe sikur të jeni një vizitues i rregullt i hoteleve, me siguri mund të mos keni vënë re një detaj të rëndësishëm që ka të bëjë me ta.

Disa hotele refuzojnë që të kenë dhomë me numrin 420 dhe ata kanë gjetur mënyra nga më gjenialet për ta zgjidhur këtë problem.

Dhoma numër 420 mund të nxitë klientët që të kryejnë disa sjellje të papërgjegjshme kështu që pronarët e hoteleve janë përpjekur që ta shmangin këtë, në vend që të merren me pasojat.

Si është puna me këtë shifër?

Ajo ka të bëjë me kanabisin.

Sikurse mund të keni dëgjuar javën e fundit, më 20 prill zhvillohet një event i veçantë për përdoruesit që e kanë për zemër marijuanën, çka shënon festivalin e përvitshëm ndërkombëtar pro-kanabisit.

2 COMMENTS

Comments are closed.