Nëse keni parë ndonjëherë një nënë që mban një foshnje të porsalindur, atëherë keni parë një grua që duket më e lumtur dhe e qetë se asnjëherë tjetër në jetë. Dhe ka një arsye për këtë. Foshnja po luan me kimikatet në trurin e saj.

Sapo një nënë mbetet shtatzënë, trupi i saj fillon prodhimin e oksitocinës. Kjo është një substancë kimike që vjen në trupin tonë, sa herë kemi përvoja të lumtura. Ne e kemi kur biem në dashuri dhe kur kemi marrëdhënie seksuale, dhe kjo na mbush me një ndjesi qetësie dhe mirëqenieje.

Nënat kanë një shtim të madh të oksitocinës, kur ushqejnë beben dhe kur kanë kontakt me fëmijën e tyre, dhe kjo i bën ato euforike. Pra, në qoftë se një nënë ndihet pakëz e mërzitur, ajo ka nevojë që vetëm të prekë fëmijën me lëkurën e saj, dhe kështu do të fillojë një reaksion kimik i cili do të bëjë që çdo gjë të duket se po shkon fjollë.

2 COMMENTS

Comments are closed.