Funksionarët e lartë amerikanë në javët e kaluara kanë bërë përpjekje që të sigurohen se Obama në ditët e fundit të mandatit të tij presidencial nuk do të bashkohet me një lëvizje botërore të paqes dhe të veprojë përkundër dëshirës së regjimit sionist.

Këta funksionarë me këtë qëllim kanë bërë përpjekje që të afrohen më afër Hillari Klintonit, ish-shefes së DASH dhe Donald Trump, të dy kandidatë të mundshëm për zgjedhjet presidenciale, ndaj nëpërmjet lobit të tyre, të sigurojnë përkrahjen e presidentit të ardhshëm amerikan. Thuhet se regjimi sionist aktualisht është i shqetësuar për këtë çështje se Obama pas zgjedhjeve presidenciale dhe pas zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të SHBA, në periudhën afatmesme nga përfundimi i zgjedhjeve presidenciale deri në marrjen zyrtar të mandatit nga presidenti i ri më 20 janar, do të bëjë përpjekje për miratimin e rezolutës për paqe të KS të OKB. Kjo për arsye se në këtë kohë Obama nuk do të jetë i shqetësuar se ky veprim do të ushtrojë ndikim negativ mbi ardhjen në pushtet të kandidatit të Partisë Demokrate që sipas të gjitha gjasave do të jetë Hillari Klinton.

Hillari Klinton me mbështetjen e gjithanshme ndaj Izraelit, kundërshton iniciativën ndërkombëtar jashtë negociatave dypalëshe për paqe mes Palestinës dhe regjimit sionist për zgjidhjen e krizës në Palestinë. Natyrisht se realiteti është  që në mënyrë sipërfaqësore duket se politikanët izraelitë nuk kanë kurrfarë brengosje nga kjo çështje. Nga ana tjetër, disa funksionarë të kabinetit qeveritar të Obamas gjithashtu kanë deklaruar se duket shumë larg që Obama si president i SHBA-ve të bëjë një veprim të tillë, pra të ndryshojë procesin politik për pasardhësin e tij.

Pavarësisht fitores së Hillari Klinton në zgjedhjet e ardhshme, nuk ekziston kurrfarë shqetësimi për sionistët. Ky ishte një proces i përhershëm për Barak Obaman dhe për të gjithë presidentët e SHBA që të përdorin veton në KS të OKB kundër çdo rezolute që përgatitet kundër regjimit sionist. Tani si mund të mendohet mundësia se një person i tillë të ngrihet në përkrahje të planit për paqe në Lindjen e Mesme ose të bëjë ndonjë veprim efikas.

Ajo çfarë me siguri do ta vërejmë në muajt e fundit do të jetë një fjalim nga ana e Obamas në lidhje me nevojën urgjente dhe domosdoshmërinë për paqe dhe në fund do të vë në dukje përsëri bashkëpunimin me regjimin sionist dhe vetëm kaq. Ndoshta ky fjalim mund të jetë edhe në koordinim me planin e propozuar nga Franca në lidhje me konferencën e fuqive të mëdha botërore për zgjidhjen e konfliktit mes Palestinës dhe regjimit sionist. Sidoqoftë nuk do të krijohet ndonjë rrezik më i madh se kaq për regjimin sionist nga ana e presidentit amerikan në fund të mandatit të tij. Megjithëkëtë funksionarët e regjimit sionist po bëjnë përpjekje që të afrohen afër Hillari Klinton dhe të kujtojnë bashkëpunimin e afërt të funksionarëve të regjimit sionist me disa nga këshilltarët e saj më të afërt të politikës së jashtme në mënyrë që të sigurohen se Amerika do të bëjë veto çdo rezolutë që mund të propozohet për miratim kundër regjimit sionist. Netanjahu para kësaj ka kundërshtuar planin e Francës për organizimin e një konference ndërkombëtare me qëllim të rifillimit të negociatave për kompromis. Franca shpreson që kjo konferencë ndërkombëtare do të mund të paraqes një kornizë për rifillimin e negociatave për kompromis. Mirëpo regjimi sionist duke kundërshtuar këtë plan, ka deklaruar se e vetmja rrugë për të çuar përpara negociatat për mes regjimit sionist dhe Palestinës janë bisedimet e drejtpërdrejta mes dy palëve pa kurrfarë parakushti.

Regjimi sionist duke u afruar afër dy kandidatëve, ka mënjanuar çfarëdo lloj rreziku që mund të paraqitet në të ardhmen. Në këtë mes opozita e Hillari Klinton në mënyrë të veçantë krijojnë pengesa të mëdha për funksionarët në kabinetin qeveritar të Barak Obamas të cilët janë të interesuar për përkrahjen e Uashingtonit ndaj planit të Francës.

14 COMMENTS

Comments are closed.