Studimi më i ri zbulon se qëndrimi ulur 10 ose më shumë orë pa stërvitje të rregullta, mund të ndikojë që qelizat të fillojnë të plaken para kohës.

Në një studim në Universitetin e San Diego në Kaliforni janë bërë kërkime në 1.500 gra, të moshës mes 64 dhe 95 vjet.

Rezultatet treguan se qelizat e grave që qëndronin ulur më shumë se 10 orë pune dhe bënin mesatarisht më pak se 40 minuta stërvitje në ditë ishin biologjikisht tetë vjet më të vjetra se gratë që qëndronin më pak kohë ulur.

Gratë me qelizat biologjike më të vjetra kishin telomere më te shkurtëra, të cilat janë të vendosura në fund të zinxhirit të ADN-së dhe që ndihmojë në mbrojtjen e kromozomeve.

Telomeret mbeten më të shkurtëra dhe “të dëmtuara” derisa qelizat plaken. Shkurtimi i telomereve është i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri, ndërsa shkurtimit i kontribuojnë edhe zakonet e përditshme të këqija, të tilla si pirja e duhanit dhe mbipesha.

“Rezultatet e studimit tonë tregojnë se telomeret shkurtohen kur njerëzit kalojnë ulur shumë kohë. Plakja kronologjike nuk përkon gjithmonë me plakjen biologjike”, tha Dr. Aladdin Shadyab, autor i studimit nga UC San Dieog School of Medicine.

“Gratë që një kohë të gjatë kanë kaluar ulur, por të cilat ushtronin të paktën 30 minuta në ditë, në fund nuk kishin telomere të shkurtëra. Diskutimet në lidhje me përfitimet e ushtrimit duhet të fillojnë derisa ne jemi ende të rinj, dhe aktiviteti fizik nuk duhet të ndalet edhe kur mbushim 80 vjet”, ka thënë Shadyab.

Shadyab dhe ekipi i tij rekomandojnë që njerëzit duhet të ushtrojnë të paktën 150 minuta në javë, dhe të zvogëlojnë kohën që e kalojnë ulur, sa herë që munden.

“Nëse puna juaj kërkon që ju të uleni tetë orë ose më shumë, përfitoni nga koha e pushimit për të bërë një shëtitje”, ka thënë ai./GazetaExpress/.

Let’s block ads! (Why?)

6 COMMENTS