Ditët e fundit ambasada e ShBA është hedhur në një sulm frontal për të bërë 94 vota pro reformës në rast se konsensusi për votimin e saj nuk arrihet. Përpos takimeve publike që ka bërë ambasadori Lu me disa deputetë të opozitës për tu kërkuar votën kontaktet kanë vazhduar edhe në rrugë të tjera. Ajo që Lu shpalli se udhëheqësit e partive do të njoftohen me pasojat që do të kenë në rast se nuk votojnë, duke u futur në listë të zezë dhe duke u hequr mundësia e udhëtimit në ShBA është vënë në praktikë.

Lapsi.al ka lexuar mesazhin që i ka mbëritur nga një zyrtar i lartë i ambasadës në Tiranë, një kryetari të një partie të vogël opozitare. Aitij në mënyrë brutale dhe arrogante i kërkohej të jepte votën. Në një sms të dytë që Lapsi e ka lexuar gjithashtu thuhej “…i nderuar zoti…Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora … për ti’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin……”

Deri më sot shantazh si ky nuk është bërë kurrë më parë mbi deputetët e zgjedhur nga populli. Të lodhur nga kapriçot, tekat dhe mashtrimet e liderëve përfaqësuesit e Big Brother kanë vendosur të përdorin metodat e tyre për ta kaluar reformën. Burime të pa konfirmuar bëjnë me dije se pas a shumë i njëjti mesazh si ai që lexoi Lapsi.al, i është dërguar edhe disa deputetëve të tjerë të opozitës. Ndoshta pikërisht për këtë Ilir Meta foli sot në luvend për vota të mara me shantazhe dhe SMS dhe deklaroi se nëse reforma kalon vetëm me 94 vota sipas kësaj mënyre, ai do ta votojë por më pas do japë dorëheqjen nga kryesimi i kuvendit.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 87599 additional Information on that Topic: epavarura.com/si-po-shantazhon-ambasada-e-shba-deputetet-per-te-votuar-teksti-sms/ […]

Comments are closed.