Gatime LIFESTYLE Shëndeti

Si ta mbani fytyrën si fjalë ndihmëse në bisedë?

Fytyra e hapur ku reflektohet shpirti i pastër, është e këndshme për secilin që ta shoh.
Derisa jeni duke biseduar, pa dallim a po i drejtoheni një personi, ose mijëra personave, lejoni që fytyra juaj të jetë në harmoni me ndryshimet emocionale në lidhje me atë që jeni duke biseduar.
Shikimet e tilla janë ngjitëse dhe ata ju ndihmojnë në përcjelljen e mendimeve tuaja drejt bashkëbiseduesve ose dëgjuesve. Ato e tërheqin vëmendjen, dhe në këtë mënyrë nxisin interes.
Një plak, për çdo ditë qëndron në një rrugë të mbushur me kalimtar në Nju Jork dhe shet një mjet të lirë mekanik. Derisa e paraqet mjetin ai flet. Fytyra e tij, e tëra është kontribut shkencor. Derisa sqaron për mjetin e vogël, fytyra e tij herë buzëqesh, herë bëhet serioze, ndryshohet, në ju shikon me dashamirësi dhe ju krijoni bindjen se ai është duke ju sqaruar për ndonjë mrekulli të shekullit.
Me vetëdije ose pa vetëdije ai pamjet e tij të fytyrës i paraqet si pjesë të prezantimit të tij.
Njeriu i cili me fytyrë flet, do të ketë sukses në jetë më shumë sesa ai që e fsheh personalitetin e tij brenda maskës së rrejshme ose fytyrës së vërtetë të fuqisë.
Kur dëgjoni, lejoni që fytyra juaj ta pasqyroje ndryshimin e emocioneve në bazë të asaj që e dëgjoni. Ai i cili flet, njeh elementin e kuptimit, njëjtë siç e njeh edhe simpatinë që ju e tregoni, dhe ende më shumë lidhet me ju.
Kur flisni në një vend publik, lejoni që fytyra jote t`i përshtatet ndryshimeve të emocioneve në lidhje me atë që jeni duke folur, pastaj vëreni se tërheqja juaj për publikun po mbisundon.
Në çdo rast, dëgjuesit tuaj janë lidhur emocionalisht me fjalimin tuaj.
Asgjë në botën e fjalimeve nuk është më inkurajuese sesa fytyra që shkëlqen. Njerëzit këtë gjë e lidhin me dhuntinë ( gjenialitetin ).
Fjalimi është vetëm një lloj telegrafi midis shpirtrave. Fytyra e buzëqeshur është edhe një mjet për dërgimin e porosisë. Kjo i lidh personalitetet.
Disa raca krenohen me shprehjen e tyre jo emocionale, por racat e tilla kanë jetuar në një mjedis ku jo emocionalja ka qenë kusht i domosdoshëm për jetesë.
Mjedisi jonë, kërkon komunikim të afërt dhe të lirë midis njerëzve.
Suksesi i juaj në jetën sociale dhe profesionale, në masë të madhe bazohet në atë se sa ju keni sukses që ta mbani karakterin që gjithmonë është i përgatitur të shprehet edhe me fjalë edhe me pamje derisa jeni duke biseduar.
Harmonia e plotë midis fjalëve dhe pamjeve do të ju bëjë bisedues të mirë.
Shperndaje lajmin Si ta mbani fytyrën si fjalë ndihmëse në bisedë? appeared first on Kosova Post.