Sa më i nxehtë të bëhet laptopi, aq më shumë rriten mundësitë që ndonjë nga pajisjet e tij të prishet. Nëse e keni bërë rutinë të shtriqeni në divan, me jastëkun si tavolinë për laptopin, mund të ndodhë që sistemi i ajrosjes të bllokohet dhe temperatura e laptopit të jetë më e lartë se normalisht. Edhe pse nuk keni si ta ftohni laptopin nga brenda, keni mundësinë ta bëni këtë nga jashtë. Blini një mbështetëse ftohëse, për afro 3.000 lekë. Antec, DataStor apo Targus shesin pajisje të tilla, që me anë të dy apo më shumë ventilatorëve të lidhur me laptopin tuaj me kabllo USB, e ulin nxehtësinë e këtij të fundit në mënyrë të ndjeshme. Përveçse kaq, ventilatorët e brendshëm të laptopit do të punojnë më pak dhe më rrallë, duke bërë që jetëgjatësia e tyre të rritet ndjeshëm.

Metodat për të ruajtur laptopin tuaj në gjendje të mirë:

  1. Hapësira

Ngrit nivelin e ftohjes së laptopit tuaj. Kur uleni në tavolinë, vendosni ndonjë libër të vogël ose diçka tjetër nën kompjuterin tuaj. Kjo lejon që të futet më tepër ajër nën laptop, duke e mbajtur atë më të freskët. Sigurohuni që libri nuk i pengon vrimat e ftohësit.

  1. Si ta mbajmë më të freskët?
  2. Blini një ftohës të laptopit në dyqane kompjuterike apo online. Ka edhe nga ata që kanë ventilim.

Nëse e keni të vështirë ta gjeni këtë, ose nëse nuk mund ta bleni, atëherë përdorni një tabaka ose një tavolinë të vogël në prehrin tuaj, ose ndonjë dërrasë të fortë për të siguruar sipërfaqe solide.

Mos e vendosni Laptopin në sipërfaqe të buta të tilla si divane, qilima, jorgan të palosur apo jastëk. Ajo mund të shkaktojë mbinxehje, dhe zjarr.

  1. Mbani laptopin në një mjedis të freskët, me ajër të kondicionuar.
  2. Karakteristikat e kompjuterit
  3. Merrni një program që mbanë gjurmët e temperaturës së laptopit.
  4. Mos i konfiguroni komponentet e harduerit për të punuar më shpejtë se sa është planifikuar, sepse ai do të jetë edhe më i nxehtë.
  5. Uleni ndriçimin e ekranit.

 

1 COMMENT

Comments are closed.