Jeni vonë për? Ja se si të hekurosni këmishën për 90 sekonda:

Çfarë ju nevojitet

Rregulloni mbajtësen për hekurosje, spërkatësin me ujë si dhe ngrohni mirë hekurin. Në videon e mëposhtme, Jim Moore këshillon të mos hidhni ujë brenda hekurit.

Procesi i hekurosjes

Meqenëse meshkujt zakonisht veshin këmisha me sako mbi, ju duhet që të hekurosni vetëm jakën, pjesën e përparme të këmishës si dhe mëngët e krahëve. Jim Moore rekomandon të hekurosni duke e shtypur fort hekurin si dhe duke e tërhequr në pjesën e poshtme të këmishës, në mënyrë që të drejtohet më shpejtë këmisha.

Truqet

Mos harroni kohë pas kohe të spërkatni hekurin me ujë, si dhe çdo pjesë të këmishës para hekurosjes. Gjatë hekurosjes së jakës, së pari hekuroseni drejtë, e më pas bëjeni vijën dhe lakoni atë duke e shtypur mirë që mos të lëvizë formën gjatë të veshurit. Gjithashtu, shpërtheni kopsat nga mëngët dhe hekurosni vetëm brendësinë e tyre. Në fund, varni këmishën në ofinger dhe lëreni pak derisa t’i hiqet nxehtësia.

5 COMMENTS

Comments are closed.