Si të merrni veten nga apendesiti dhe çdo operacioni tjetër

730

Shtoni në planin tuaj të shërimit dhe xhenxhefil dhe vitaminë D, C dhe A. Fokusohuni në lëngun e kockave, ushqimet organike etj
Apandesiti është një pjesë e vogël e zorrës, në formë tubi të hollë e të zgjatur. Gjendet në pjesën e poshtme djathtas të abdomenit. Ky rajon gjendet shumë pranë pikës në të cilën bashkohen zorra e hollë dhe e trashë. Mukoza është e veshur me ind limfoid, që ka një funksion mbrojtës, por jo perceptues në brendësi të kompleksit të sistemit imunitar. Deri në 60 % të rasteve shkaktohet nga trashja e folikulave limfoide, që veshin paretin e mukozës së apandesitit. Në vend të dytë, akumulimi i përmbajtjes fekale përbën arsyen e një 30%-shi tjetër të rasteve të apandesitit akut. Tumoret përbëjnë shkakun e tretë, në rend shpeshtësie, por përfaqësojnë vetëm një 0,5-1% të rasteve. Bllokimi dhe inflamacioni i apendeksit, lehtëson infeksionet në brendësi të tij. Nëse këto raste nuk zgjidhen spontanisht gjaku nuk arrin, duke provokuar vdekjen qelizore të indit. Eshtë kjo që njihet si apandesiti akut: nëse nuk hiqet kirurgjikisht, apandesiti me inflamacion mund të shpohet, me rrezikun të zgjerohet infeksioni në nivel abdominal, duke provokuar një peritonit (që mund të vërë në vështirësi jetën).
Menjëherë pas ndërhyrjes kirurgjikale të apendesitit, apo çdo operacioni tjetër, duhet të keni parasysh:
*AROMATERAPI DHE KURA NATYRALE
Një apendektomi është një traumë fizike që kërkon kohë për shërim. Të merrni sa më shumë pushim dhe relaks pas operacionit mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të shëroheni më shpejt. Për të stimuluar relaksimin, për të reduktuar dhimbjen, dhe për një gjumë të rehatshëm, praktikoni aromaterapinë. Studimet tregojnë që aromaterapia duke përdorur vajra levandre redukton stresin mendor e ankthin.
*KËRKONI TË PËRDORNI produkte Homeopatike siç është arnica 6x (Bima Arnika), e njohur për vetitë anti-inflamatore dhe çlirimin e dhimbjes, Arnika mund të reduktojë ënjtjen pas operacionit.
Në javët pas ndërhyrjes, evitoni konsumin e shumtë të kafeinës, alkolit etj. Fokusohuni te produktet organike dhe të freskëta si dhe peshku i egër si salmoni.
*SHMANGNI INFEKSIONET e ndryshme pas apendektomisë, pasi ky është një kusht thelbësor. Duhet të siguroheni që sistemi juaj imunitar punon në mënyrën më të mirë të mundshme. Shtoni në planin tuaj të shërimit dhe xhinxher, vitaminë D etj. Fokusohuni në lëngun e kockave, ushqimet organike etj.
*BROMELINA: Sipas një studimi të bërë në Teksas, një suplement që përmban vitaminë C, ektrakt të farave të rrushit dhe bromelinë, ndihmuan në një shërim më të shpejtë dhe pjesëmarrësit kishin më pak ënjtje dhe të skuqura. Bromelina është një enzimë e gjetur te ananasi.
VITAMINAT E DUHURA
*VITAMINA C: Ndihmon trupin për një shërim të shpejtë. Rekomandohet 2000 miligramë në ditë të një suplementi të vitaminës C të gjithëve me plagë të hapur, ose për të ndihmuar plagën të shërohet me shpejt. Gjithashtu, mund dhe të konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C, si portokallet, mandarinat, kivi, qitro, etj
*VITAMINA A: Nëse keni sëmundjen e Chron-it, jeni vegjetarian, keni probleme me pankreasin, ose të keni fibrozën cistike, keni mungesë të vitaminës A. Mungesa e vitaminës A mund të ndikojë në zhvillimin e infeksionit, që mund të jetë tepër e rrezikshme pas një traume apo operacioni.
SASIA E REKOMANDUAR NË DITË E VITAMINË A ËSHTË:
-1 deri në 3 vjeç >300 mikrogramë në ditë
-4 deri në 8 vjeç >400 mikrogramë në ditë
-9 deri në 13 vjeç >600 mikrogramë në ditë
FEMRA TË RRITURA:
-14 vjeç e lart >700 mikrogramë në ditë
-Kur jeni shtatzënë >750-770 mikrogramë në ditë
-Kur jepni gji >1200-1300 mikrogramë në ditë
MESHKUJ TË RRITUR
-14 vjeç e sipër → 900 mikrogramë në ditë
*ZINKU: Edhe një mungesë e vogël e zinkut mund të ndërhyjë në shërimin tuaj. Një rritje të konsumimit të vitaminës A, vitaminës E dhe zinkut mund të ndikojë në shërimin e plagëve. Shijoni ushqime me zink si farat e kungullit etj.
*ARGININË DHE OMEGA 3: Një kombinim i argininës dhe acideve omega 3 reduktojnë infeksionet pas operimit me 50%.
*GLUTAMINA: Një aminoacid esencial që është në mbështetje të organizmit. Ajo redukton rrezikun e infeksioneve pas operimit. Gjatë shërimit merrni 2-5 gr glutaminë dy herë në ditë, bashkë me një suplement vitamine B12.
*PROBIOTIKË: Anestezia gjatë operacionit dhe antibiotikët ndikojnë në balancën e bakterieve të shëndetshme. Për të ndërtuar sërish këtë balance, përdorni suplement të probiotikëve ose ushqime si kos, kefir apo uthulla e mollës.
*VAJI I KOKOSIT: Për të eliminuar shenjat që ngelin, pas heqjes se fashove, masazhojeni me kujdes me vaj kokosi rreth shenjave. Do të rigjenerojë lëkurën dhe do ta mbrojë nga bakteriet e ndryshme.
Burimi: Draxe
 

* Lëvizja në ditët e para
Ndiqni këshillat e mjekut për aktivitetin fizik, për mjekimet dhe shërimin e plagëve: Normalisht, pas operacionit duhet të limitoni aktivitetin fizik në 3-5 ditë. Në rastin e një apendektomie të hapur, limitojeni në 10-14 ditë. Lëvizni me kujdes si dhe shmangni të mbani objekte të rënda.
 

* Mënyra se si të kolliteni
Pas një apendektomie, të kolliturit është i dhimbshëm dhe i rrezikshëm. Për të parandaluar dhimbjen, vendoseni dorën te pjesa e abdomenit. Merrni një peshqir dhe vendoseni në abdomen dhe ushtroni pak në të, për të parandaluar një pjesë të dhimbjes kur kolliteni apo teshtini.
 

Pesë shenjat se po vuani nga apandesiti
Apandesiti është një formë jo e zakonshme e dhimbjeve të stomakut dhe mund të ngatërrohet me sëmundje të tjera, duke çuar kështu në neglizhimin e tij. Nëse nuk trajtohet, apandesiti mund të kthehet në një rrezik të madh për jetën tuaj. Jo në çdo rast apandesiti mund të plasë, por nëse nuk e kontrolloni tek një mjek specialist, sapo jeni në hapat e para të infeksionit, atëherë shanset janë të mëdhaja që ai të plasë. Në vijim janë 5 shenjat kryesore se dhimbja që po ndjeni vjen nga apandesiti që rrezikon t’ju plasë…
1.Keni dhimbje të madha stomaku, e cila ndihet në pjesën e kërthizës dhe në anën e poshtme të barkut, në anën e djathtë. Gjithashtu keni dhimbje ose nje lloj dskomforti në anën e djathë kur ecni, kolliteni ose bëni aktivitete të tjera që kërkojnë lëvizje. Prandaj sapo t’i ndieni këto shenja shkoni menjëherë te doktori.
2.Ju vjen për të vjellë dhe nuk keni oreks.
3.Ju shkohet në tualet më shumë se zakonisht.
4.Keni ethe dhe temperaturë të lartë.
5.Ndiheni konfuz dhe të disorientuar
 

Mbajeni larg shpërthimin me çaj llapushe
Në rast se apandeciti ju kërcënon, atëherë përgatisni këtë çaj-ilaç… në fakt, llapusha është e vetmja bimë që rekomandohet nga të gjithë mjekët popullorë, në mënyrë që apendesiti të mos ju plasë. Në shtetet e zhvilluara, mjekët gjithnjë provojnë ilaçe që mos shpërthejë apendesiti apo pacienti të mos futet në operacion, por të qetësohet dhe të trajtohet në vazhdimësi. Heqja e apandesiti bëhet vetëm nëse jeta e pacientit është në rrezik dhe s’ka asnjë alternativë tjetër…
ILAÇI SHTËPIAK
Merret 1 lugë fletë (të grira imët) të llapushës, përvëlohet me 2-3 dl ujë, lihet një orë mbyllur, pastaj kullohet dhe pihet 3 herë në ditë, nga një lugë kafeje.
Shperndaje lajmin Si të merrni veten nga apendesiti dhe çdo operacioni tjetër appeared first on SuperShendeti.

Loading...